LAJMI I FUNDIT:

Ajo lidhi një koleg me litar dhe e dërgoi për vaksinim: Video gazmore bëhet virale në internet

Ajo lidhi një koleg me litar dhe e dërgoi për vaksinim: Video gazmore bëhet virale në internet

Një video gazmore nga Brazili është shfaqur në rrjetet sociale, ku shfaqet një grua duke lidhur një burrë me litar dhe duke e sjellë atë për t’u vaksinuar kundër coronavirusit.

Videoja virale tregon Ana Andrade (66) duke mbajtur një litar të lidhur fort rreth barkut të Cisera de Oliveira (48) ndërsa pret të thirret për vaksinim në shtetin brazilian të Alagoas.

Ana tha për median braziliane TNH1 se presidentja e kompanisë ku punon i ka kërkuar që të shoqërojë kolegun dhe miken e saj në sportelin e vaksinimit.


“Dridhej gjatë gjithë kohës, kishte frikë nga vaksina, e lidha dhe e çova në dhomën e pritjes. Aty ia lidha këmbët dhe i thashë se “tani mund të ikë”, tha Ana.

De Oliveira ishte mirënjohës për idenë e papritur të kolegut të tij, e cila ia zbuti shqetësimet pasi u frikësua nga gjilpërat.

“Nuk më pëlqejnë vaksinat dhe frika është diçka që na vret, e dini? Është mirë që gjithçka përfundoi siç duhet. I kam marrë të dyja dozat dhe gjithçka është paguar”, tha ai.

Ana tha se e gjitha ishte një shaka, por se videoja u bë shumë shpejt virale dhe u përhap në të gjitha rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Kalo në kategori