Ajnishahe Halimi është bërë pjesë e së njëjtës parti kundër së cilës kishte zhvilluar veprimtari edhe si aktiviste e shoqërisë civile e edhe si aktiviste politike. Ka aderuar në Partinë Demokratike.
Nuk ka shkuar e vetme. Është paraqitur bashkë me një grup aktivistësh që para një viti i ishin ndarë subjektit kryesor politik në opozitë, lëvizjes “Vetëvendosje”, dhe kishin formuar “Fraksionin Plus”. Midis të tjerëve, në këtë grup janë edhe Arben Gecaj dhe Fatos Aliu, shkruan sot “Koha Ditore”.
Halimi e ka pasur betejën më të madhe me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku është kryetar dege i PDK-së për këtë komunë dhe anëtar i Kryesisë në nivel qendror. Aktualisht ndodhet në paraburgim, pasi një gjykatë e shkallës së parë e ka dënuar për krime lufte.
Gjatë kohë Halimi e ka akuzuar atë për korrupsion e abuzim me detyrën zyrtare. Në momentin kur është promovuar si prurje e PDK-së, gazeta e ka pyetur atë nëse tani ndan vlera të përbashkëta me Lushtakun. Nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.
“Ne thamë që ‘Fraksioni Plus’ ka gjetur hapësirë brenda PDK-së, që të inkorporojë vizionin e tij”, ka thënë shkurt ajo.
Përgjigje është përpjekur të japë Fatos Aliu, i cili është vëllai i Liburn Aliut, njërit prej eksponentëve kryesorë të “Vetëvendosjes”.
“Duhet ta kuptojmë këtë si një proces – ku kemi qenë dhe ku kemi mbërri dhe ku është hapësira më e madhe për reforma pozitive. Çështjet individuale për të cilat ju pyesni janë çështje individuale. Nuk mund të merremi ne me individë – ky apo ai. Kjo është çështje krejt e natyrës tjetër. Ne jemi bashkë për një koncept të përbashkët reformues. Të mos merremi me retorika destruktive, por të merremi me aktivitete. Fjalët i merr era e aktivitetet janë me rëndësi”, ka thënë Aliu. “Të gjejmë një unitet politik. Dhe forca që mund ta bëjë unitetin politik dhe ndryshimet është aty ku është edhe potenciali më i madh”.
Në emër të “Fraksion Plus”, Ajnishahe Halimi ka arsyetuar aderimin në PDK. Ka thënë se bëhet fjalë për lidhje idesh e konceptesh.
“Kjo bashkëngjitje nuk është artificiale. Nuk është ad-hoc. Kjo bashkëngjitje do të ketë një proces gradual dhe kryesisht ky proces do të inkorporojë të gjithë njerëzit të cilët kanë qenë rreth ‘Fraksionit Plus’ dhe të cilët janë të profesionalizuar në fusha të ndryshme, e që mund të japin idetë dhe kontributin e tyre brenda PDK-së”, ka theksuar ajo. “PDK-ja ka qenë dhe është njëra ndër partitë më kryesore, e cila ka punuar në proceset e shtetndërtimit dhe ka njerëz brenda saj të cilët kanë qenë vazhdimisht në procese të ndryshme të shtetndërtimit”.
Atyre u ka uruar mirëseardhje Kadri Veseli, që në vikendin e shkuar është konfirmuar kryetar i PDK-së. Ai ka thënë se edhe aderimet janë rezultat i konventës që e ngriti në krye të partisë.
“Është ‘Fraksioni Plus’ ai që ka gjetur gatishmërinë, ka gjetur forcën, për ta përqafuar që nga sot konceptin e PDK-së. Ky bashkim është bashkim i plotë në ide, në koncept, të cilin e kemi të përbashkët që nga dita e sotme, drejt rrugëtimit tonë të zhvillimit dhe ndryshimeve cilësore, të cilat do të ndodhin në Kosovë. Po flas për të gjitha fazat e mendimit politik, qeverisjes dhe implementimit të konceptit më të zhvilluar për qytetarët tanë”, ka thënë Veseli. “Do të kemi edhe shumë ardhje të reja, bashkime të reja në këtë koncept të përbashkët, në mënyrën që të gjithë bashkërisht ta ndryshojmë Kosovën për të mirë”.
Thuajse në të gjitha subjektet politike janë vërejtur lëvizje gjatë dy muajve të fundit. Ka pasur edhe lëvizje deputetësh mes kampesh politike. Po kështu, edhe iniciativa për të krijuar subjekte të reja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht