Ajaxi ka fituar në ndeshjen e parë ndaj Lyonit me rezultat 4-1, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Vendasit ishin më të mirë dhe ishte një fitore e merituar.


Ajaxi kaluan në epërsi me golin e Bertrand Traore në minutën e 25-të, ndërsa pas nëntë minutash shënoi edhe Kasper Dolberg (34’).

Ndërsa katër minuta pas fillimit në pjesën e dytë shënoi edhe Amin Younes, kurse golin e nderit e shënoi Mathieu Valbuena në minutën e 66-të.

Kurse Traore shënoi edhe njëherë në minutën e 71-të. /Telegrafi/

telegrafi sport app