Këngëtarja Aida Doçi ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

“Ëndërr” mban titullin kënga e re e këngëtares, e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin e ri Lilo.


Kënga është e zhanrit baladë dhe për muzikën dhe tekstin e saj është kujdesur Fatmir Muja.

Ndërkohë orkestrimi i është besuar Nexhat Mujovit – Virusit.

aida1

“Ëndërr” është vizualizuar edhe me klip, koncepti i të cilit i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës dhe stinës në të cilën ndodhemi.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Epic Production. /Telegrafi/