Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, ka publikuar së fundmi baladën e saj më të re.

"Unë s'muj mej thanë" titullohet kënga e saj e re, e cila është vizualizuar edhe me klip.


Teksti dhe muzika janë realizuar nga Filloreta Raçi - Fifi, gjersa për orkestrimin është kujdesur Wirusi.

aida1

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, teksa xhirimet janë kryer në bregdetin e Shqipërisë.

Ana vizuale i është besuar produksionit nga Gjilani, Urban Graphics.

Aida përndryshe është shumë aktive me projekte të shumta muzikore, gjersa nuk mungon edhe nëpër koncerte kudo që fansat shprehin interesim. /Telegrafi/