Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Naser Qeli, kanë mirëpritur në jetë një vajzë.


Lajmin e ka konfirmuar vet këngëtarja e hitit “Rren”, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

279909238 772104564199193 2996831204183177859 n e1676400449203 Foto: Aida Doçi/Instagram

Doçi ka bërë të ditur se ajo dhe Naser kanë vendosur ta pagëzojnë vajzën e tyre me emrin Aina.

Ky është postimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):"Falenderimi i takon Zotit me mijëra here qe ma dha dhuraten ma te shenjte ne botë dhe nepermjet teje sot me dha emrin NËNË Btw: Gjyshi Naz ti sot e ke ditelindjen dhe besoj qe kjo eshte dhurata me e bukur qe t’kam bere ndonjehere, Aina tashme do e festojë ditelindjen bashke me Gjyshin. Ju dua", ka shkruar Aida në Instagram.

Emri Aina përndryshe vjen si gërdhetim i emrave të Aidës dhe Naserit - përkatësisht dy shkronjave të para nga secili prind. /Telegrafi/