Site icon Telegrafi

“Ai do të ishte një nënshkrim masiv” – Silva flet për lojtarin që do dëshironte ta shihet te Chelsea

Pak ditë më parë, u shfaqën zëra se Paulo Dybala mund të jetë në radarin e Chelseat.

Argjentinasi 29-vjeçar mund të mos jetë një objektiv prioritar për Blutë, pasi klauzola e tij e lirimit prej 12 milionë euro mund të jetë shumë tërheqëse.

Tani, Thiago Silva ka thënë se do të donte që Dybala të transferohej në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Pochettino rrezikon ta përfundojë herët aventurën te Chelsea pas deklaratës rreth pronarëve të klubit

“E kam pyetur Paulo Dybalan nëse është e vërtetë që ai do të vijë te Chelsea, por ai nuk u përgjigj”, ka zbuluar qendërmbrojtësi i Chelseat.

“Ai është një lojtar i mirë, ai do të ishte një nënshkrim masiv për ne – do të më pëlqente”.

Dybala gjithashtu përflitet se është në bisedime për një zgjatje të kontratës me Romën – kështu që Chelsea duhet të veprojë shpejt nëse dëshiron të marrë argjentinasin. /Telegrafi/

Post by @telegrafisport
View on Threads

Exit mobile version