Nga: Erin Ling, ligjërues për inteligjencën artificiale dhe të ardhmen e punës (Universiy of Surrey) / The Guardian (titulli origjinal: AI will take some jobs, but mass unemployment isn’t inevitable)
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Përparimi befasues i kohëve të fundit në inteligjencën artificiale (AI), shumë njerëz i la me frikën për punët që mbajnë. Rrahjet ogurzeza të daulleve u bënë më të forta në fillim të këtij muaji, kur Geoffrey Hinton – kumbari i AI-së – dha dorëheqje nga Google dhe kur shprehu shqetësimet për potencialin e teknologjisë për të përmbysur tregun e punës, ashtu siç IBM-i paralajmëroi për afro 7 800 vende pune që me kalimin e kohës mund të zëvendësohen nga AI-ja dhe nga automatizimi. Javën e kaluar, BT [British Telecom] njoftoi se deri në vitin 2030 do të ketë përjashtime nga 55 mijë vende pune, me rreth 10 mijë vende që parashikohet të zëvendësohen nga AI-ja.
Këto njoftime nuk janë befasuese: nëse bizneset duan të mbijetojnë në ekonominë tonë të tregut, duhet të përshtaten me këto ndryshime teknologjike – për të qenë konkurrues dhe fitimprurës.
Megjithatë, pavarësisht parashikimeve të së keqes, historia na i ofron arsyet për të qenë optimist për AI-në dhe për ndikimin e saj në punë dhe në punësim. Punët kanë ndryshuar dhe kanë evoluar gjatë historisë, gjë që ka rezultuar në krijimin e profesioneve të reja që më parë ishin të paimagjinueshme. Për pjesën më të madhe të shekullit XX, radhitja e tekstit shihej si punë e dëshiruar dhe e denjë, ndërsa daktilografistët ishin shumë të kërkuar.
Teksa rritej popullariteti i kompjuterëve dhe radhitja u bë më e lehtë, kërkesa ra dhe profesioni pothuajse u zhduk. Por, falë të njëjtave tendenca, u shtua kërkesa për dizajnerë të ueb-faqeve, për dizajnerë grafikë dhe për redaktorë. Ardhja e kompjuterit krijoi sektorë të panumërt dhe e transformoi mënyrën tonë të jetesës (kryesisht) për më mirë. Unë besoj se AI-ja mund ta përsërisë këtë marifet, nëse e kuptojmë siç duhet.
Si do të duket kjo? Si fillim, do të thotë të kuptosh se cilat punë dhe industri janë vërtet në rrezik dhe se si AI-ja do të bëhet pjesë e tyre. AI-ja mund t’i automatizojë detyrat si futja e të dhënave dhe operacionet administrative, gjë që i vë në rrezik punët që përfshijnë futjen e përsëritur të të dhënave dhe vendimmarrjen bazike. Për habi, industria bankare dhe financiare – që përgjithësisht shihen si punë të privilegjuara në zyrë – mund të shohin ulje të kërkesës për analistët e të dhënave dhe për vlerësuesit e rrezikut, pasi sistemet e AI-së bëhen më efikase në trajtimin e sasive të mëdha të të dhënave.
Punët e prodhimit dhe të logjistikës duken si objektiv i dukshëm për AI-në, pasi automatizimi përdoret gjithnjë e më shumë për t’i ulur shpenzimet. Punët në transport, aktivitetet e linjës së montimit dhe punët e përsëritura manuale, deri në një farë mase mund të automatizohen. Megjithatë, teknologjia i ka ende kufizimet që kërkojnë mirëmbajtje të rregullt dhe ekuilibër midis AI/robotëve dhe punëtorëve njerëzorë. Nëse vendet e punës janë të dizajnuara keq ose nëse ka çekuilibër midis AI-së dhe punonjësve njerëzorë, kjo mund të rezultojë në klientë të pakënaqur, në ulje të të ardhurave (veçanërisht në krizën aktuale të kostos së jetesës) dhe madje edhe mbyllje të biznesit.
Dy muaj më parë, një restorant i quajtur Robotazia në Milltën Kijns – që kishte kamerierë robotë – u mbyll për shkak të rritjes së kostove dhe çështjeve të angazhimit. Duhet të kemi parasysh se teksa automatizimi dhe robotika mund të sjellin risi dhe efikasitet në industri të caktuara, ndikimi i përgjithshëm në punë mund të jetë kompleks dhe i shumanshëm, me problemet që përfshijnë kostot e mirëmbajtjes, sfidat e angazhimit dhe nevojën për t’u përshtatur me situatat ekonomike që po ndryshojnë.
Një fushë tjetër që duhet ta shikojmë është shërbimi ndaj klientit. Çetbotët tashmë po zbatohen në këtë fushë, por, paaftësia e tyre për t’i kuptuar skenarët kompleksë mund të rezultojë në dështime të shërbimit dhe me klientë të pakënaqur. Mbështetja njerëzore duhet të ruhet së bashku me këta çetbotë, sidomos në industritë si mikpritja ku ndërveprimi njerëzor, ndjeshmëria dhe inteligjenca emocionale/sociale janë jetike për besnikërinë e klientit.
Në industrinë e kujdesit shëndetësor, AI-ja është përdorur për ta ndihmuar diagnostikim mjekësor, për interpretimin e radiologjisë dhe monitorimin e pacientit. Megjithatë, teksa AI-ja mund t’i ndihmojë profesionistët e kujdesit shëndetësor në analizën e të dhënave, të imazheve dhe në vendimmarrje, AI-ja aktuale është e kufizuar në kryerjen e detyrave të vështira që kërkojnë koordinim të mirë të syrit dhe të dorës, ndërsa ekzekutimi fizik i detyrave të tilla ende varet nga aftësitë njerëzore.
Në të gjitha këto industri, AI-ja dhe automatizimi janë më të dobishmet në lidhje me rolet njerëzore – ku njerëzit mund të ofrojnë aftësi komplekse vendimmarrëse ose prekjet njerëzore që u mungojnë makinerive. Megjithatë, disa vende pune do të vazhdojnë të humben, e kjo është arsyeja se pse qeveritë, korporatat dhe institucionet arsimore duhet të bashkëpunojnë për të ofruar programe gjithëpërfshirëse rikualifikimi dhe mbështetje për zëvendësime të punës, për t’i ndihmuar njerëzit e larguar që të kalojnë në vende më të qëndrueshme në të ardhmen – të ngjashme me ato të mëparshmet, ose në industri të tjera.
Krijuesit e politikave duhet të ndërmarrin iniciativa të përshtatshme për të ndihmuar dhe për t’i mbrojtur njerëzit e industrive me rrezik të lartë. Për më tepër, është thelbësor fokusi në mësim përgjatë gjithë jetës. Qeveritë duhet të promovojnë programe edukimi dhe trajnimi që ua ofrojnë qytetarëve aftësitë themelore për të përparuar në një ekonomi të drejtuar nga AI-ja – që përfshin inkurajimin e shkrim-leximit të AI-së, mbështetjen e mendimit kritik dhe promovimin e përmirësimit dhe të rikualifikimit të vazhdueshëm.
Kemi nevojë që udhëheqësit tanë ta marrin me seriozitet këtë moment, të veprojnë shpejt dhe, më e rëndësishmja, t’i balancojnë përfitimet e mundshme të këtij përparimi me koston e menjëhershme njerëzore. Mund ta menaxhojmë ndikimin revolucionar të AI-së, duke siguruar një të ardhme pozitive nga e cila përfitojnë individët dhe shoqëria në tërësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025