“Ai është një fenomen”, Messi lavdëron bashkëlojtarin e tij të ri te PSG në konferencën për shtyp

Legjenda e Barcelonës, Lionel Messi ka pohuar se shoku i tij i ri i skuadrës në Paris Saint-Germain, Marco Verratti, është njëri nga më të mirët në botë në pozicionin e tij, teksa nuk ka ngurruar ta cilësoj si fenomen.
Ylli argjentinas fluturoi në Paris me familjen e tij të martën për të përfunduar testet e tij mjekësore dhe për të përfunduar marrëveshjen e tij me PSG.
Messi, i cili do të veshë fanellën me numër 30 në PSG, nënshkroi një kontratë që do ta mbajë atë në Parc des Princes deri në vitin 2023.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë u prezantuar zyrtarisht të mërkurën si lojtar i ri i PSG-së në një konferencë shtypi së bashku me presidentin e klubit Nasser Al-Khelaifi.
Messi u pyet për Verrattin, pasi mesfushori italian 28-vjeçar u lidh me një kalim te Barcelona në vitin 2017.
Sulmuesi i PSG-së pranoi se ishte i emocionuar që më në fund pati mundësinë për të luajtur së bashku me Verrattin, duke thënë se ai është një ‘fenomen’.
“Marco Verratti ka treguar se ai është një lojtar i madh, një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij. Ai është një fenomen”, u tha Messi gazetarëve.
PSG e rrëmbeu Verrattin në vitin 2012 nga Pescara, me reprezentuesin italian që u vendos si një figurë qendrore në mesfushën e klubit francez. /Telegrafi/
























































