LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Zgjidhja e çështjes së emrit, hap dyert e NATO-s dhe BE-së për Maqedoninë

Ahmeti: Zgjidhja e çështjes së emrit, hap dyert e NATO-s dhe BE-së për Maqedoninë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka folur rreth punës së qeverisë, negociatat me Greqinë si dhe situatën politike në vend.

Ai e ka vlerësuar si të suksesshme punën e koalicionit qeverisës, duke shtuar se kanë marrëveshje me partnerët e koalicionit që temat e rëndësishme për shtetin t’i çojnë përpara.

“Ka zhvillime shumë më të mëdha se sa unë të ndalem tani të bëj një analizë për bashkëqeverisjen e deritashme. Megjithatë, në pika të shkurtra mund të them se është një bashkëqeverisje e suksesshme dhe ka pajtim me partnerët e koalicionit për t’i shtyrë përpara temat serioze që kanë të bëjnë me të ardhmen e Republikës së Maqedonisë, si dhe që kanë të bëjnë me paqen dhe stabilitetin e rajonit në tërësi”, është shprehur Ahmeti.


Ai ka thënë se prioritet i koalicionit qeverisës është integrimi euroatlantik dhe, sipas Ahmetit, gjatë kësaj periudhe Maqedonia ka shënuar progres dhe është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE. Ai ka bërë me dije se zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë do t’i zhbllokojë dyert e NATO-s dhe BE-së për Maqedoninë.

Nëse kjo çështje përfundon me sukses, Ahmeti ka thënë se Maqedonia me automatizëm do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO si dhe në qershor mund t’i hapë negociatat për anëtarësim në BE.

“Siç jeni në dijeni, jemi në një proces shumë të rëndësishëm drejt zgjidhjes së çështjes së emrit. Jemi drejt gjetjes së një kompromisi dhe pajtueshmërie me fqinjën tonë, Greqinë. I gjithë opinioni e di se tanimë pengesa e vetme për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO është problemi i pazgjidhur me Greqinë. Kjo na paraqitet si pengesë edhe për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Kështu që, prioritet i kësaj qeverie ka qenë arritja e zgjidhjes së kontestit me Greqinë për shkak të emrit. Të gjitha palët jemi duke u angazhuar dhe duke kontribuar që sa më parë të mbyllet kjo temë, sepse kështu kontribuojmë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë. Kjo i kontribuon edhe anëtarësimit në NATO dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në BE”, ka deklaruar ai.

Ahmeti ka folur edhe për progresin që ka arritur komuniteti shqiptar në Maqedoni. Ai ka thënë se në këtë drejtim janë bërë punë të mëdha, por ende mbetet shumë për t’u bërë. Lideri i BDI-së ka theksuar se hyrja në fuqi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe është çështje kohe.

“Shqiptarët në Maqedoni kanë flamurin e vet kombëtar shqiptar, kanë dy universitete shtetërore shqiptare, një në Tetovë dhe një në Shkup, kanë policët dhe ushtarët e vet. Po ashtu, është çështje kohe se kur do të dekretohet Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kur do të hyjë në fuqi”, ka thënë Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Drejtësi
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori