Pas vdekjes së Naser Makollit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se i vdekuri Naser Makolli ka qenë dëshmitar kyç në rastin e Astrit Deharit, aktivistit të VV-së që vdiq muaj më parë nëQendrën e Paraburgimit në Prizren, transmeton Telegrafi.


Ahmeti thotë se sot ka vdekur dëshmitari kyç në rastin Dehari.

Postimi i plotë i Ahmetit:“Kur në burg humbi jetën Astrit Dehari, i pari që hyri në dhomë ka qenë i burgosuri Naser Makolli. Sot, ky dëshmitar kyç ka vdekur në burgun e Lypjanit. Ende pa u hetuar në mënyrë të pavarur...” (sic.), ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/