Ahmeti për depërtimin e Abazit: Nuk e kanë gjatë, e ne prapë do të jemi bashkë
Deportimi i Boiken Abazi dhe ndalesa dyvjeçare që i është bërë atij sot, për të parim e Prishtinës është akt i pakuptimtë që ka mundur ta bëjë dikur vetëm Serbia.
“Deportimi i Boiken Abazi dhe ndalesa dyvjeçare i vendosin gjërat në kontekst. Po të bëhej ky deportim nga ana e Serbisë në vitet e ’90-ta do të kishte shpjegim logjik për shkak të qëndrimit fashist të regjimit serb ndaj të gjithë atyre që mbronin çështjen shqiptare. Të deportohet sot nga regjimi i Kosovës për shkak se ka mbrojtur sovranitetin e Kosovës, të bën të mendosh për interesat e këtij regjimi. Nuk po i ngjes emra e mbiemra këtij vendim, sepse atë secili nga ju mund ta bëni. Por, që nuk e kanë gjatë, nuk e kanë, e ne prapë do të jemi bashkë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/






























