LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: LDK i është imponuar VV-së,  ka vendosur 70% të programit të saj në atë qeverisës

Ahmeti: LDK i është imponuar VV-së,  ka vendosur 70% të programit të saj në atë qeverisës

Mos arritja e marrëveshjes mes LVV dhe LDK ka qenë temë diskutimi sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti ka thënë se në bazë të 100 pikave të negociuara LDK ka arritur t’i merr 70% prej tyre.

Ai ka thënë se të shtunën pothuajse gjithçka ka qene në rregull dhe sipas tij marrëveshja ishte gati, përcjell Telegrafi.


“Ndryshimi i pozicionit ka ndryshuar dje kur pas një mbledhje të gjatë në Vetëvendosje, u mendua se partia e dytë po merr më shumë pushtet se partia e parë”.

Ahmeti thotë se LDK edhe ndarjen e ministrive e ka negociuar shumë mirë. Ai thotë se në asnjë ministri partitë nuk do të kenë pushtet maksimal.

“Shembull. Nëse VV merr Ministrinë e Brendshme, LDK do ta ketë Komandantin e Policisë. Atëherë ministrit të VV-së i mbetet vetëm të shpërndajë pasaporta. Gjithçka që është ndarë është në mënyrë të tillë që VV nuk do të ketë kontroll”.

Ahmeti thotë se pikërisht për këto arsye Vetëvendosje është zmbrapsur nga pozicioni i së shtunës që sipas tij pothuajse gjithçka ishte kryer.

Muja: VV-së nuk i duhet Ministria e Drejtësisë, nëse LDK e merr Presidentin
Lexo po ashtu Muja: VV-së nuk i duhet Ministria e Drejtësisë, nëse LDK e merr Presidentin

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini thotë se edhe në programin ekonomik, LDK ka implementuar pothuajse 80% të programit të saj në raport me VV-në.

“Nëse janë pajtuar LDJ dhe Vetëvendosje për 100 dëshira, 70 prej tyre janë të LDK-së”, ka thënë më tej Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori