LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kandidatët për kryeministër kanë kursyer njëri-tjetrin deri më tani

Ahmeti: Kandidatët për kryeministër kanë kursyer njëri-tjetrin deri më tani

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini po diskutohet për fushatën që po zhvillojnë pesë kandidatët kryesor në garën për kryeministër.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti, ka thënë se pavarësisht pritjeve deri më tani kandidatët për kryeministër kanë kursyer kundër kandidatët në fushatë.

“Këtë javë kam parë që Fatmir Limaj ka filluar të “godet” Ramushin dhe kundër kandidatët tjerë. Pra nga ai që më së paku është pritur ka sulmuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ahmeti thotë se brenda javës së ardhshme pritet të ashpërsohet retorika mes kandidatëve ku sipas tij kandidatët do të tregojnë qëndrimet e tyre të vërteta për temat qendrore.

Ai thotë se ende nuk ka një qartësi për qëndrimet e kandidatëve në raport me taksën dhe dialogun.

“Mënyra se si do t’i qasen subjektet politike Dialogut do të definohet në bazë të qëndrimit që ato do të kenë për taksën”.

Ahmti thotë se partitë janë ngutur kur kanë folur për reciprocitet apo pezullim të taksës./Telegrafi/