Gjergj Bubani (botuar më 1925)
Tani kur tymi i barutit u përnda dhe horizonti i Shqipërisë u kthjellëzua sërish, detyra jonë është të hedhim një vështrim në të afërmen e shkuar, dhe me paanësi të plotë e gjak të ftohtë, të mbështetur mbi fakte, të mundohemi të nxjerrim në shesh të vërtetën.
Ahmet Zogu u akuza prej kundërshtarëve të tij si njeri i shitur te serbët, si tradhëtor që dëshiron ndarjen e Shqipërisë. Ata që e akuzojnë, mbështeten më tepër në faktin që Serbia i pati dhënë Ahmet Zogut përkrahje të madhe. Or – thonë – ç’interes pati Jugosllavia t’i japë Zogut njerëz, pushkë, topa, oficerë dhe mbase edhe të holla, në qoftë se ky s’i ka premtuar një shpërblim të mirë mbi kurriz të tërësisë tokësore së Shqipërisë?
Kjo pyetje kësisoj e formuluar prej pjesës kundërshtare pati me të vërtetë efektin e pritur, veçanërisht ndër shqipëtarët e Kolonisë. Pastaj sjellja e çuditshme e Mussolinit ndaj fanolistëve, erdhi t’i vërë vulë akuzimit që Ahmet Zogu ndjek të realizojë programin e Esad Pashës, tue pasur si qëllim ta ndajë Shtetin Shqipëtar midis Italisë, Jugosllavisë, Greqisë dhe vetes së tij. Ja se ku vjen më së fundi dhe lajmi mbi “Shën-Naumë” dhe akuzimet e mësipërme besohen edhe më tepër si të vërteta. Një shumicë e madhe nga shqipëtarët e Rumanisë janë të kandisur sot se Ahmet Zogu është tradhëtor i shitur te Pashiçi dhe Mussolini.
Or, dreqi s’është aq i zi. Këtë gjë na e vërtetojnë vetë faktet e dy-tre muajve të fundit dhe e ardhmja do na bindë fare që Ahmet Zogu s’është asfare tradhëtor dhe s’ka menduar kurrë ndarjen e Shqipërisë për të plotësuar inatet personale.
Ahmet Zogu është gjith’ aq patriot sa edhe Fan Noli; Gurakuqi me asgjë s’e kapërcen në patriotizëm Shevqet Vërlacin, dhe Sulejman Delvina s’mund të lëvdohet për nacionalizëm më të madhe se të Ilias Vrionit.
Të gjithë janë patriotë, gjithkush siç e kupton vetë patriotizmin. Të gjithë e duan Shqipërinë; shkatërrimin e saj kurrkush s’e ka dëshiruar. Politikanët tanë mund të jenë të pazotë, egoistë, inatçinj, por kurrë tradhëtorë.
Çuditemi përse Pashiçi i dha përkrahje Ahmet Zogut dhe Mussolini s’ngriti gishtin? Kemi tërë të drejtën të çuditemi, por jo dhe të besojmë të parën hipotezë që na paraqitin të interesuarit. Që Pashiçi i dha gjithë përkrahjen Ahmet Zogut dhe Mussolini heshti, janë fakte që s’mund të kundërshtohen. Por këto fakte s’na bindin asfare se Ahmet Zogu e shiti Shqipërinë. Vallë është e pamundur ta ketë fituar këtë ndihmë dhe përkrahje Ahmet Zogu, pa e shitur Shqipërinë?
Opozita Asambliste, në qershor të vitit të kaluar, me ndihmën e ushtërisë dhe duke gjetur si rast vrasjen e të ndjerit Avni Rustemi, bëri një kryengritje dhe e shtrëngoi qeverinë e atëhershme të dalë jashtë Shqipërisë. Të debatuarit kësisoj nga fuqia nuk ndenjën në moslëvizje asnjë grimë. Disa prej tyre u vendosën në Korfuz, të tjerë në Beligrad dhe të tjerë në Romë e gjetkë dhe së andejmi punonin për të rifituar të drejtat e tyre.
Filluan pra pikësëpari të lëshojnë më të djathtë e më të mëngjër intriga kundër qeverisë revolucionare për ta diskredituar. Fati i ndihmoi shumë, tue u sjellë raste të mira. Një mëngjes të bukur Fan Noli ish akuzuar si bashkëpunëtor i bolshevikëve. Ardhja e dërgatës sovjetike në Tiranë vërtetonte këto akuzime. Qeveria revolucionare s’pati përjashta njerëz të zotë dhe të besës, për t’u kundërshtuar akuzimeve, për t’u bërë ballë intrigave, kështuqë s’vonoi t’i mbushet koka Pashiçit se me të vërtetë Fan Noli është në marrëveshje me Moskovën. Për Jugosllavinë, për veçanërisht për partinë e Pashiçit, kjo gjë formonte një rrezik aq më të madh, kur pas disa muajsh kryeministri i Jugosllavisë ish i detyruar të zbriste në luftë elektorale, ku kish kundërshtar të fortë Radiçin, të akuzuar për ndjenja filo-sovjetike. Pra, ja se cili është shkaku që e kandisi Pashiçiin ta përkrahë me çdo theori Ahmet Zogun. Në qoftë se Fan Noli ish në marrëveshje përmes Sovjetëve me Radiçin dhe ky i fundit bënte një lëvizje kryengritëse në Jugosllavi, Pashiçi do ta kishte zor punën. Pra interesi i Pashiçit- një herë që e besoi Fan Nolin bolshevik – ishte që në krye të Shtetit Shqipëtar të jetë një reaksionar, siç e besonte Ahmet Zogun. Lugati i bolshevizmës e kandisi dhe Mussolinin të mbajë qëndrimin që mbajti.
Kështu, pra, e vërteta është se bejlerët tanë jo vetëm që s’e shitën Shqipërinë, por, në këtë pikë, u treguan diplomatë të mbaruar, tue gënjyer që të dy kryeministrat fqinjë. Sot ndofta Pashiçi, dhe aq më tepër Mussolini, e kanë vënë re qullin që hëngrën, por ç’kanë në dorë? Puna është e mbaruar. Mundin të fërkojnë sytë sa të duan. Eshref Frashëri doli m’i madh diplomat se ata.
Kjo është e vërteta. As Ahmet Zogu s’është tradhëtor dhe as Fan Noli s’është bolshevik.
Tradhëtia dhe bolshevizma nuk zënë rrënjë në Shqipëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMemli heq fotot e Nënës Terezës dhe Ibrahim Rugovës
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Haveli dhe Rugova
DËSHIRA E VËRTETË E SHQIPTARËVE
Duke udhëtuar me Nikos Kazantzakisin, në hapësirë dhe kohë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët