Në emisionin Ballë Për Ballë të Klan Kosova, për të diskutuar rreth projektligjit për Trepçën, i ftuar ishte drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava.
Ai vlerësoi që ky projektligj ka ardhur me vonesë dhe si një nga problemet kryesore sa i përket Trepçës cilëson mos definimin e statusit të saj, megjithatë është shprehur optimist për hyrjen në fuqi të ligjit për Trepçën.
“Problemet e Trepçës kanë një emërues të përbashkët dhe ai është mosdefinimi i statusit të Trepçës. Ne kemi zhvilluar takime të shumta, tryeza shkencore me universitete të shumta, shoqërinë civile dhe kemi ardhur deri tek një konsensus, dhe kemi dalë me një rekomandim për qeverinë për atë se si e shohim ne statusin e Trepçës”.
“Pas takimeve në nivelin qeveritar dhe atë parlamentar, është formuar një komision nga kryeministria i cili ka dorëzuar një draft-ligj, që pritet të aprovohet në parlament. Trepça kalon nga AKP-ja në menaxhim të qeverisë pastaj hyjmë në politikat zhvillimore të saj” ka thënë Tmava.
Sa i përket perspektivës që ofron Trepça, Tmava ka vlerësuar që është e nevojshme të zhvillohet metalurgjia dhe njësitë përpunuese, përderisa cilëson Trepçën fuqi reale në Ballkan, duke marrë parasysh resurset vlerat e të cilit janë konkrete dhe të kapshme, njofton Klan Kosova.
“Trepça është nocion kompleks, kjo ngaqë kemi resurset, kemi fabrikat përpunuese, dhe interesi real për vendin shihet nëse rrisim shkallën e finalizimit të resursit. Ne aktualisht prodhojmë vetëm koncentrat, që ishte edhe burim i mbijetesës për periudhën e pasluftës, mirëpo në stazat perspektive dhe zhvillimore për vendin nuk duhet të ndalemi vetëm tek koncentrati, mirëpo të mendojmë edhe për metalurgji dhe për njësitë përpunuese”.
“Ky projektligj hap rrugë për këtë. Të gjitha ato njësi që ka mundësi me forca vetanake të ecet më tutje ato vazhdojnë, ndërsa ku nuk ka mundësi hapet rrugë për partneritet publiko-privat. Jam i bindur që draft-ligji që kemi dorëzuar është më i miri i mundshëm, duke pasur parasysh rrethanat. Mendoj që kemi nxjerrë maksimumin” ka deklaruar Tmava.
“Duhet të shfrytëzohet të gjitha asetet, edhe në Serbi, Çeki, Bosnje dhe Mal të Zi, dhe qeveria duhet të marrë obligim që krejt këto asete të shfrytëzohen. Duke rritur shkallën e finalizimit, reflektimi i interesit për vendin do të jetë i shumëfishtë , duke rritur masën e eksportit dhe duke krijuar vende të reja të punës”.
Me projektligjin e ri priten edhe vende të reja të punës, ndërsa tashmë veçse është hapur konkursi për 100 persona. Me tutje Tmava tregon edhe kush do të këtë përparësi në punësim.
“Aktualisht janë 1450 punëtorë në pjesën jugore, 1050 në pjesën veriore. Është shpallur konkursi për 100 persona dhe këta persona në mënyrë decidive janë të dedikuar për punë në miniera. Prej aprovimit të ligjit do të jetë një ristrukturim dhe riorganizim total duke përfshirë edhe shpërblimin e punëtorëve. Shumë shpejt do të hapen edhe konkurse të tjera, dhe do te punësohen më meritorët. Përparësi do të kenë fëmijët e punëtorëve që kanë humbur jetën gjersa kanë qenë në marrëdhënie pune, familjet që janë në gjendje të rënde sociale”.
Për fund drejtori i Trepçës është shprehur i bindur që Ligji për Trepçën do të hyj në fuqi, njofton Klan Kosova.
“Ligji do të kaloj. Më 2 nëntor Ligji për Trepçën do të hyjë në fuqi. Nuk është e nevojshme por është e domosdoshme”, përfundoi Ahmet Tmava.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite