Këngëtarja e hitit “Dirrty” ka luajtur në disa role të vogla vitet e fundit, por tani thuhet se ylli i muzikës pop është në biseda për të luajtur një rol të plotë filmik në filmin “Burlesque”, skenarin e të cilit e ka shkruar Steven Antin.

Julianne Hough nga shou “Dancing With the Stars” është po ashtu e lidhur me filmin.

Një burim ka thënë për revistën “E! Online” se përgatitjet për filmin janë në zhvillim e sipër, mirëpo “ende është herët të komentohet për të”.