Grupi i shtatë ekonomive kryesore të botës paralajmëroi se lufta në Ukrainë po krijon një krizë botërore ushqimore dhe energjetike që kërcënon vendet e varfra dhe se nevojiten masa urgjente për të zhbllokuar rezervat e drithit që Rusia po i pengon të dalin nga Ukraina.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila organizoi takimin e diplomatëve të lartë të G-7, tha se lufta ishte kthyer në një “krizë botërore”.
Baerbock theksoi se deri në 50 milionë persona, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, do të përballen me urinë në muajt e ardhshëm nëse nuk gjenden mënyra për të zhbllokuar grurin ukrainas, i cili përbën një pjesë të konsiderueshme të furnizimit në mbarë botën.
Në deklaratat e lëshuara në fund të takimit tre-ditor në bregun gjerman të Detit Baltik, G7-ta u zotua të sigurojë ndihmë të mëtejshme humanitare për më të rrezikuarit.
“Agresioni i Rusisë ka gjeneruar një nga krizat më të rënda të ushqimit dhe energjisë në historinë e dekadave të fundit e cila tani kërcënon ata që janë në pozitat më të brishta në të gjithë botën. Ne jemi të vendosur të përshpejtojmë një përgjigje të koordinuar shumëpalëshe për të ruajtur sigurinë botërore të ushqimit dhe të qëndrojmë pranë partnerëve tanë më të rrezikuar në këtë drejtim”, tha në një deklaratë G7-ta.
Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly tha se vendi i saj, një tjetër eksportues i madh bujqësor, është gati të dërgojë anije në portet evropiane në mënyrë që gruri ukrainas t’u dërgohet atyre në nevojë.
“Ne duhet të sigurohemi që këto drithëra të dërgohen. Nëse jo, miliona njerëz do të përballen me zinë e bukës”, u tha Joly gazetarëve.
Rusia hodhi poshtë pretendimin se ishte përgjegjëse për përkeqësimin e urisë globale dhe rritjen e çmimeve të ushqimit.
“Çmimet po rriten për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi nën presionin e SHBA-së”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
Vendet e G7-së i bënë thirrje gjithashtu Kinës që të mos ndihmojë Rusinë, përfshirë duke minuar sanksionet ndërkombëtare ose duke justifikuar veprimet e Moskës në Ukrainë.
Pekini duhet të mbështesë sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës dhe jo “të ndihmojë Rusinë në agresionin e saj”.
G7-ta i kërkoi Kinës “të heqë dorë nga angazhimi në manipulimin e informacionit, dezinformimin dhe mjete të tjera për të legjitimuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës”.
Grupi që përbëhet nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se territoret e pushtuara nga forcat ruse duhet t’i kthehen Ukrainës.
“Ne nuk do t’i njohim kurrë kufijtë që Rusia është përpjekur të ndryshojë me agresion ushtarak”, thanë ata.
Takimi në Weissenhaus, në verilindje të Hamburgut, u cilësua si një mundësi për zyrtarët për të diskutuar mbi implikimet më të gjera të luftës për gjeopolitikën, energjinë dhe sigurinë ushqimore dhe përpjekjet e vazhdueshme ndërkombëtare për të trajtuar ndryshimin e klimës dhe pandeminë COVID-19.
Në një seri deklaratash përmbyllëse, vendet e G7-së trajtuan gjithashtu një gamë të gjerë problemesh globale nga situata në Afganistan e deri te tensionet në Lindjen e Mesme.
Të premten, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u bëri thirrje vendeve mike që të ofrojnë më shumë mbështetje ushtarake për Kievin dhe të rrisin presionin ndaj Rusisë, duke përfshirë sekuestrimin e pronave të saj jashtë vendit për të paguar për rindërtimin e Ukrainës.
Kuleba tha se vendi i tij mbetet i gatshëm të bisedojë me Rusinë për zhbllokimin e furnizimeve me grurin e bllokuar në depot e Ukrainës dhe gjithashtu për arritjen e një marrëveshjeje politike për t’i dhënë fund vetë luftës, por deri më tani nuk kishte marrë “asnjë reagim pozitiv” nga Moska.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ai nuk kishte parë ndonjë ndryshim në qëndrimin e presidentit rus Vladimir Putin kohët e fundit.
Scholz, i cili foli gjatë në telefon me udhëheqësin rus, i tha një portali gjerman të lajmeve T-Online se Putini kishte dështuar në arritjen e objektivave ushtarake që kishte vendosur në fillim të luftës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk mori pjesë në takimin e G7, por pritet të marrë pjesë në atë të NATO-s të dielën. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës