LAJMI I FUNDIT:

Agon Amiga shfaqet për herë të parë përkrah bashkëshortes që pas ribashkimit

Agon Amiga shfaqet për herë të parë përkrah bashkëshortes që pas ribashkimit

Reperi i njohur shqiptar, Agon Amiga, viteve të fundit ka qenë mjaft i përfolur për karrierën e tij e po ashtu edhe për jetën private.

Ai vite më parë u martua me bukuroshen Egzona Syla, ndërsa u ndanë pak më vonë për shkak të një tradhtie nga ana e reperit.

Sidoqoftë, të njëjtit thuhet se u ribashkuan në vitin 2017 dhe tashmë janë prindër të një djali të quajtur, Noel.


View this post on Instagram

A post shared by AGON AMIGA (@agon.amiga)

Çifti kanë ndërtuar një jetë të lumtur dhe për një periudhë të gjatë jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.

Ka qenë së fundmi reperi Agon Amiga, ai i cili ka ndarë një fotografi me bashkëshorten dhe djalin e tyre, madje ky është imazhi i parë që pas ribashkimit.

Të gjitha lajmet nga Agon Amiga
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Agon Amiga

“Koha për familje”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

View this post on Instagram

A post shared by AGON AMIGA (@agon.amiga)

Kujtojmë që Agoni dhe Egzona u martuan para shtatë viteve, në 2013. /Telegrafi/