Reperi i njohur Agon Amiga është ndër reperët më të pëlqyer të labelit ‘Babastars’.

Muajin e kaluar ai solli bashkëpunimin e tij me Cozman, këngën “Prej Tirone”, e cila u prit mirë nga publiku.


Ndërsa së shpejti, ai ka paralajmëruar edhe një tjetër duet me Teuta Selimin.

Amiga është shumë aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat herë pas here fotografi të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një shkrim në InstaStory, ku ka thumbuar të famshmit pa profesion, të cilët nuk janë të paktën Kosovë.

aggon

“Nëse do të bëhesh i famshëm, vetëm luaje rolin e budallait”, ka shkruar Amiga në InstaStory, pa treguar se cili ishte shkaku që e revoltoi në këtë masë sa të shkruajë status.

E persona të tillë, të cilëve ai u është drejtuar, ka edhe në estradë. /Telegrafi/