Bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj, ka prezantuar për fansat një fotosesion, të cilin e kishte realizuar në një kohë si kjo një vit më parë.

Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë ari plot shkëlqim, duke vezulluar në dukje.


Ish-"Miss Kosova" u kujdes që të vinte në pah linjat e saj atraktive trupore, duke i theksuar ato në siluetën e fustanit.

321524437 3384290231835205 8151997593750957017 n

Për këtë paraqitje ajo ka bashkëpunuar me stilistin e saj të besuar Festim Isufin, ndërsa ka promovuar linjën e saj të ri të këpucëve nga 'Agnesa Vuthaj Brand'.

"Lëshoni shkëlqimin tuaj të brendshëm (Fotografi të papublikuara nga Krishtlindjet e kaluara)", ka shkruar bukuroshja nga Istogu në mbishkrimin e fotografive.

321089561 677796940478566 8659483512298988823 n Foto: Juxhin Kurti

Agnesa Vuthaj përndryshe vazhdon të mbetet një ikonë e bukurisë edhe pas kalimit të kaq shumë viteve që nga koha kur fitoi kurorën e më të bukurës në Kosovë. /Telegrafi/

321203017 1844046132639636 8092451435185248875 n

321211184 517499060343822 1773322669325791602 n Foto: Juxhin Kurti

321606270 217178120753609 2515609038463116050 n Foto: Juxhin Kurti