LAJMI I FUNDIT:

Agnesa Vuthaj përkrah Presidentes Osmani në Javën e Ndërmarrësisë në Kosovë

Agnesa Vuthaj përkrah Presidentes Osmani në Javën e Ndërmarrësisë në Kosovë
Foto: Agnesa Vuthaj/Instagram

Në Kosovë është mbajtur edicioni i dhjetë i Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë.

Në eventin e organizuar nga Keiretsu Forum SEE, i cili është rrjeti më i madh i investitorëve engjëj, tashmë i pranishëm edhe në Kosovë, kanë marrë pjesë shumë fytyra publike.

E pranishme në event ka qenë edhe ish-missi kosovar Agnesa Vuthaj, e cila tash e sa vite është edhe një sipërmarrëse e suksesshme.


Foto: Agnesa Vuthaj/Instagram

Përveç takimit me emra të njohur nga fusha e ndërmarrësisë, Vuthaj ka shijuar mbrëmjen edhe krah Presidentes Vjosa Osmani.

Foto: Agnesa Vuthaj/Instagram

Agnesa publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga organizimi, ku ndër të tjerash duket e lumtur gjatë takimit me të parën e vendit.

Ky është postimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):

“Kënaqësi e veçantë të isha pjesë e edicionit të 10-të të javës globale të ndërmarrësisë në Kosovë në emër të @keiretsuforumsee – rrjeti më i madh global i investitorëve ëngjëj, tashmë i pranishëm edhe në Kosovë dhe në 8 shtete të Evropës Juglindore.
~ Masterklasa e udhëhequr nga @duygeren – drejtoreshë gjenerale e @keiretsuforumturkiye ishte një vlerë e shtuar për forumin tonë dhe për @gew_kosovo
~ Jubilari i edicionit të sivjetmë, organizuar nga @ickosovo nën patronatin e Presidences së Republikes së Kosovës, me mbi 100 aktivitete në gjithë Kosovën, është një shpresë e re për komunitetin ndërmarrës”, shkruan Agnesa Vuthaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Magazina
Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Magazina
Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Magazina
Kalo në kategori