Agnelli reagon me hitin e U2 për krijimin e Superligës Evropiane

Ish- presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli citoi 'Aty ku rrugët nuk kanë emër' nga U2, duke reaguar ndaj një vendimi të ECJ që ka rritur shpresat për krijimin e një Superlige Evropiane.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë tha të enjten se FIFA dhe UEFA po "abuzojnë një pozicion dominues" dhe nuk mund të ndëshkojnë klubet ose lojtarët që janë të përfshirë në turne të organizuara jashtë juridiksionit të tyre.
Agnelli ka reaguar me një postim në rrjetet sociale të publikuar në X pasditen e së enjtes.
Ish-presidenti i Juventusit, një nga arkitektët më të shquar të Superligës, shkroi hyrjen e një kënge të famshme të U2, 'Aty ku rrugët nuk kanë emër'.
Ai shtoi 'E dua futbollin' dhe moton e Juventusit 'Fino alla Fine'.
Agnelli nuk kishte postuar në Twitter për gati një vit.






















































