LAJMI I FUNDIT:

AGK reagon ashpër ndaj gjuhës ofenduese të Haradinajt në drejtim të gazetarëve

AGK reagon ashpër ndaj gjuhës ofenduese të Haradinajt në drejtim të gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një komunikate për medie ka vlerësuar të papranueshme gjuhën e përdorur nga kryetari i AAK-së, njëherësh ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në drejtim të gazetarëve.

AGK-ja ka reaguar duke thënë se është shqetësues fakti që gazetarët ende janë pre e linçimeve të tilla.

“Haradinaj mbrëmë (7 gusht), në një emision debatues i ka quajtur “zagarë”, gazetarët që kanë raportuar nga Uashingtoni, duke thënë se shumë prej tyre janë mercenarë që “me një kaçik të sulmojnë”. “Kur më kanë thënë mua që ty do të sulmojnë mi kanë lëshuar menjëherë zagarët në shpinë, zagarët janë shumë gazetarë mercenarë që me një kaçik të sulmojnë. Menjëherë më kanë sulmuar, në sekond sikur kam kundërshtuar për Ujmanin, shihni prononcimet e gazetarëve tanë në Kosovë që kanë shkuar atje, gazetarët serbë nuk bëjnë kështu. Gazetarët serbë, e mbrojnë Vuçiqin. Gazetarët që kanë qenë në Uashington, shihi statuset…”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj”, thuhet në komunikatën për medie.


AGK u ka bërë thirrje përfaqësuesve të shtetit dhe liderëve politikë që të njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ushtrimi i presioneve ndaj tyre.

“Etiketimet si këto nga ish-kryeministri i vendit për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, janë tërësisht të papranueshme dhe cenojnë rëndë lirinë e shprehjes. AGK u bën thirrje përfaqësuesve të shtetit dhe liderëve politikë që të njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ushtrimi i presioneve ndaj tyre. Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik  dhe demokracisë në vend”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori