Agjenti që përfaqëson Robin Gosensin ka konfirmuar se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për transferimin e mbrojtësit të krahut të Atalantas te Interi, ndërsa tregoi se pse gjermani shpërfilli një transferim te Neëcastle United.
Në thelb është kryer një marrëveshje midis dy klubeve, për një huazim me detyrim blerje për 22 milionë euro, plus deri në 3 milionë euro bonuse të lidhura me paraqitjet.
Kanë mbetur vetëm që të finalizohen edhe kushtet personale dhe më pas testet mjekësore, të cilat pritet të zhvillohen nesër në Milano.
Agjentët dhe ndërmjetësit u panë sot pasdite në selinë e Interit, duke përfshirë edhe Paolo Busardo, i cili u intervistua pas daljes.
“Nuk është kryer ende, ka ende disa detaje për t’u zgjidhur, do të shohim. Nuk e di nëse do të finalizohet deri në mbrëmje”, deklaroi ai.
Lojtari refuzoi një pagë më të madhe nga Newcastle United për të pranuar kalimin te kampioni i Italisë, ndërsa agjenti u pyet pse Gosens kishte zgjedhur Interin.
“Sepse është Interi”, ishte përgjigja e tij.
? #Inter – Il consulente di #Gosesn dopo l’incontro con la dirigenza nerazzurra: “Non è ancora chiusa, mancano ancora dei dettagli. Non lo so se chiudiamo in serata. Perché ha scelto l’Inter? Perché è l’Inter…” ? @calciomercatoit pic.twitter.com/NONe43pAl5
— Giorgio Musso (@GiokerMusso) January 26, 2022
“Shpresojmë që do të jetë zgjidhja e duhur për të”, përfundoi ai. /Telegrafi/