Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara, thuhet se i është ofruar gjigantit spanjoll Real Madridit.

Sipas mediumit Okdiario, një agjent i ish-lojtarit të Barcelonës ishte të premten në Madrid për t'i ofruar reprezentuesin spanjoll kampionëve evropianë.


Ky medium raporton se përgjigja thuhet se ishte pozitive.

Drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu e konsideruan propozimin e agjentit dhe nuk përjashtuan asgjë.

Alcantara Barcelona Alcantara është lojtarë i akademisë La Masia (Getty Images)

Megjithatë, çdo vendim përfundimtar do t'i lihet trajnerit të ri, i cili pritet të vijë si zëvendësues i Zinedine Zidanes.

Thuhet se edhe Zidane përpara dorëheqjes së tij, kishte diskutuar me drejtuesit e klubit një transferim të mundshëm të Thiagos.

Një kthim në Barça po konsiderohet gjithashtu, me menaxherin teknik Guillermo Amor që hapi derën publikisht javën e kaluar.

Eduardo Inda, drejtuesi kryesor i mediumit Okdiario, ka zbuluar gjithashtu se Barcelona ka bërë kontakte të drejtpërdrejta dhe janë duke u përpjekur për të ri-nënshkruar me Thiagon. /Telegrafi/

telegrafi sport app