Duket shkëlqyeshëm dhe tregon që ngjyra rozë mund të jetë edhe për djelmosha

Agjenti i famshëm 007, aktori irlandez, Pierce Brosnan, i cili aktualisht është me ekipin provues, të udhëhequr nga Donnie Johnson, në një turne promovimi të filmit të tij më të ri “Adami i Zi” (“Black Adam”), tërhoqi vëmendjen me një kostum në një ngjyrë të papritur.


Së bashku me Johnson, aktoren Quintessa Swindell dhe aktorin Noah Centineo, Pierce Brosnan qëndruan në Londër, ku u mbajt premiera e fundit dhe në të cilën aktori i njohur nuk mund të kalonte pa u vënë re, edhe sikur të donte, transmeton Telegrafi.

GB BLACKADAM

Për premierën e Londrës Brosnan ka zgjedhur një kostum rozë dhe ka dëshmuar që ajo ngjyrë nuk është e rezervuar vetëm për gjininë e bukur.

344060 tan2022 10 17 14837138 5

Në kostumin e qepur sipas masës, agjenti më i famshëm sekret në botë dukej shkëlqyeshëm dhe zgjedhjen e tij të modës e pranuan me kënaqësi edhe adhurueset e tij nga e gjithë bota.

344062 tan2022 10 17 14721343

/Telegrafi/