Agjentët e yllit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, kanë mohuar se kanë një marrëveshje me Manchester Unitedin.

Raportimet gjatë javës kanë sugjeruar se ekziston një marrëveshje e kompletuar për yllin francez.


Por, përfaqësues të lojtarit kanë mohuar këto zëra.

“Nuk ekziston marrëveshje verbale me asnjë klub. Klubet e mëdha kanë bërë oferta, kryesisht ato angleze”.

“Ai me dyja këmbët është ende te Atletico”, u shpreh një nga përfaqësuesit e Griezmann për L’Equipe. /Telegrafi/

telegrafi sport app