Jan Zakobielski e drejton një agjenci për shitjen e virgjërisë së femrave, nga dhoma tij e fjetjes, por insiston se prindërit e tij nuk dinë asgjë.
Në një pjesë periferike dhe të qetë të Dortmundit në Gjermani, zhvillohet një aktivitet seksual i fshehtë dhe mjaftë neveritës, transmeton Telegrafi.
Ky vend është shtëpia e ‘Eskortës Hirushe’, përmes së cilës anëtaret e shesin virgjërinë te ofertuesi që jep çmimin më të lartë.
Prapa kësaj ueb-faqeje është 26-vjeçari me mbipeshë, i cili deri më tani ka kryer disa shitje, përfshirë edhe ofertën e Aleexandra Khefrenit që u bë kryetitull i medieve gjatë ditëve që lamë pas.
Për secilën marrëveshje të kryer, ai përfiton dhjetë për qind. Në rastin e 18-vjeçares rumune, e cila e shiti virgjërinë për pak mbi dy milionë euro, ai ka përfituar 405 mijë euro.
Për momentin, në agjencinë e tij janë Ariana, Floriana dhe Julia, të gjitha të virgjëra nën moshën 24-vjeçare.
“Kam kryer shumë marrëveshje mes klientëve dhe vajzave, por për shkak se nuk duken mirë, unë kam kthyer dhjetëra femra pasi nuk dua të bashkëpunoj me to”, ka thënë ai për aktivitetin që zhvillon.
Së bashku me fotografitë e femrave, shfaqet edhe certifikata e mjekut, ku tregohet se ato nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale.
Pronari i biznesit shumë-milionësh, që vishet thjeshtë dhe bën jetë normale, thotë se këto femra janë të vetëdijshme se çfarë po bëjnë, se ato aplikojnë vet dhe nuk detyrohen nga askush.
Klientët që ofrojnë shumën më të lartë, duhet të paguajnë fillimisht 40 për qind në një xhirollogari bankare, ndërsa pjesën tjetër ta paguajnë në ditën kur e kryejnë marrëdhënien intime. /Telegrafi/