Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka filluar procesin e vlerësimit të 1,642 projekteve bujqësore të fermerëve dhe agrobizneseve vendore, të cilat presin mbështetje përmes masave mbështetëse të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të vitit 2018.
Me rastin e fillimit të këtij procesi, ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo bashkë me U.d e Kryeshefit Ekzekutiv të AZHB-së, Ekrem Gjokaj, kanë mbajtur një konferencë për media, me ç‘rast edhe kanë treguar se Ministria e Bujqësisë, përveç se ka rritur buxhetin për Programin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të vitit 2018, e ka rritur edhe transparencën në procesin e vlerësimit të projekteve bujqësore, si dhe ka krijuar lehtësira në disa kritere për aplikim për fermerët.
Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, ka thënë se për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim 2018, si dhe për masat tjera për investime në infrastrukturën rurale dhe për investimet në zonat e thella rurale, MBPZHR-ja ka planifikuar një buxhet prej 27 milionë euro.
“Mund të ju them se prej fillimit të hartimit të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018 jemi u munduar që të përfshijmë sa më shumë akter në përpilimin e tij, duke krijuar në këtë mënyrë edhe shumë lehtësira për fermerët, të cilët aplikojnë për të përfituar grante investive. Po ashtu në këtë proces një punë shumë të mirë e ka bërë edhe Departamenti për Politika të Zhvillimit Rural. Prandaj, duke pasur parasysh gjitha këto, besoj që implementimi i këtij programi do të jap rezultate konkrete në zhvillimin ekonomik të vendit”, theksoi ministri Rikalo.
Ai po ashtu, ka treguar se procesi për implementimin e këtij programi, që nga fillimi deri në mbarim do të jetë i hapur dhe transparent dhe për këtë shtoi se do të përkushtohen maksimalisht në çdo kohë.
Gjithashtu, ministri Rikalo ka njoftuar se krahas këtyre programeve aktuale, tashmë janë afër nënshkrimit të një marrëveshje me USAID-in për financimin e projekteve të përbashkëta bujqësore për sektorin e pemëve të imta dhe sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike, e që sipas tij ky do të jetë një program shumë atraktiv dhe i kapshëm për fermerët e vendit.
Në anën tjetër, U.d i Kryeshefit Ekzekutiv të AZHB-së, Ekrem Gjokaj, ka njoftuar se organi implementues i Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i ka ndërmarrë të gjitha masat që gjatë tërë kohës të ketë një vlerësim të drejtë dhe transparent.
“Ky vit dallon prej viteve tjera, jo vetëm, për shkak të ndërrimit të strukturës organizative, por edhe mënyrës së përgatitjes së Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, pasi në të jemi munduar të përfshijmë të gjitha kërkesat që i kemi marrë nga fermerët. Po ashtu ne do të jemi të hapur gjatë gjithë kohës në shërbim të fermerëve dhe palëve tjera me interes duke përfshirë edhe shoqërinë civile, ku kjo po dëshmohet edhe sot ku po demonstrojmë edhe fillimin e procesit të vlerësimit të aplikacioneve të granteve live para mediave dhe shoqërisë civile, gjë që nuk është bërë më parë”, ka thënë Gjokaj.
Programi i këtij viti, sipas tij do të shkojë në favor të zhvillimit bujqësor të vendit, gjë që do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Me këtë rast, ekipi vlerësues i projekteve të zhvillimit rural, para të pranishmëve në konferencën për media, kanë demonstruar në mënyrë të detajuar dhe transparente procesin e vlerësimit të aplikacioneve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi