Agjencia për Zbatimin e Gjuhës: Shqipja në gjykata është dashur të jetë që në 2018

Që në vitin 2018, gjykatat kanë qenë të obliguara palëve, të cilët kanë parashtruar parashtresa në gjuhë shqipe, t’u përgjigjet në gjuhën shqipe. Me ligjin e vitit 2008 në fakt fillon edhe zbatimi i amendamentit V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, baza e të cilit buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit.
Kështu janë shprehur nga Agjencia për zbatimin e ligjit të gjuhëve në pyetjet e gazetës “Sllobodan Peçat”, ndërsa shtojnë se gjykatat është dashur të ndërtojnë dhe krijojnë kapacitet kadrovike dhe teknike që në 2008 dhe jo tani, në 2019 apo vitin e ardhshëm.“Me ligjin e vitit 2008 procesi i zbatimit të gjuhës shqipe ka filluar, pra qytetarët kanë të drejtë të parashtrojnë parashtresa, padi, ankesa etj në gjuhën shqipe.
“Duke pasur parasysh këtë, vlerësojmë se zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në gjykata nënkupton krijimin dhe ndërtimin e kapaciteteve kadrovike dhe teknike, proces në të cilin është dashur të punohet jo tani në 2019 apo 2020, por shumë më herët”, thonë nga Agjencia për zbatimin e Ligjit të gjuhëve.
Nëse do të ishte punuar në vazhdimësi në krijimin dhe ndërtimin e kapaciteteve në gjykata gjatë hyrjes në fuqi të ligjit të vitit 2008 dhe ndryshimeve të vitit 2011, thonë më tej nga kjo Agjenci, nuk do të paraqitej nevoja e tanishme dhe mospërgatitja e mjaftueshme për zbatimin e nenit 9 të Ligjit të ri të vitit 2019, i cili e rregullon zbatimin e gjuhës shqipe në gjykata.
Nga kjo agjenci janë shprehur gjithashtu se nuk mbajnë arsyetimet se aktualisht nuk ka infrastrukturë teknike dhe kadrovike për zbatimin e Ligjit të shqipes. “Siç edhe u theksua më sipër, ndërtimi dhe krijimi i kapaciteteve nënkupton infrastrukturën kadrovike dhe teknike.
Dhe tani lind pyetja se sa njerëz duhet të punësohen në gjykata për t’u zbatuar Ligji? Jo më shumë sesa është dashur të bëhet deri tani me Ligjin e vjetër, pra Ligjit të vitit 2008 dhe 2011. Nëse do të ishte punuar me përpikëri sipas ligjit, nuk do të kishte aspak ngatërrime financiare”, thonë nga kjo Agjenci. Sipas informacioneve të cilat Agjencia i posedon, ka shembuj të mirë të cilët mund të shërbejnë si motivim për të tjerët, por ka edhe shembuj të këqij të zbatimit të Ligjit të gjuhëve.
“Vlerësimi ynë si Agjenci është se ekziston disbalancë në këtë çështje, në lidhje me atë që një numër shumë i vogël i organeve të sistemit gjyqësor e zbatojnë Ligjin me përpikëri dhe plotësisht. Po ashtu ka edhe gjykata të cilat nuk e kanë zbatuar fare ligjin nga viti 2008 deri në sjelljen e ligjit të ri, çështje për të cilën nuk ka përgjegjësi juridike, por ka përgjegjësi morale para qytetarëve. Kush i ka penguar që procedura të zhvillohet në pajtim me ligjin kur gjykatësi ka qenë shqiptar, palët kanë qenë shqiptarë, avokati ka qenë shqiptar, prokurori është shqiptar dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë kanë qenë shqiptarë?”, thonë nga Agjencia për zbatimin e Ligjit të gjuhëve.
Agjencia në fjalë ka hedhur poshtë deklaratat se, risia kryesore është se – po qe se cilido nga pjesëmarrësit flet në gjuhën që e flasin 20 për qind e qytetarëve, ka të drejtë të përdorë atë gjuhë në procedurë! “Në këtë pjesë nuk bëhet fjalë për risi, pasi edhe më herët në ligjet e vjetra është paraparë kjo e drejtë, nga neni 5 deri në nenin 19 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve që e Flasin 20 për qind e Qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët