LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e Statistikave për paga dhe mëditje shpenzon afër 1 milion euro

Agjencia e Statistikave për paga dhe mëditje shpenzon afër 1 milion euro

Zëvëndëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha gjatë prezantimit të Raportit Financiar për vitin 2020 ka thënë se ka një rritje të shpenzimeve, krahasuar me vitin paraprak për shkak të aktiviteteve përgatitore për regjistrimin e popullsisë.

Për vitin 2020, vetëm për paga dhe mëditje ASK ka shpenzuar rreth 1 milion euro.

Berisha ka thënë para deputetëve se ASK në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është audituar nga ZKA dhe sipas tij nuk ka pasur asnjë rekomandim, siç tha ai Raporti i Autitorit ka qenë i mirë.


Komisioni me shumicë votash ka rekomanduar që raporti të dal për votim në seancën e Kuvendit të Kosovës. /KP/