Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi, ka thënë se është optimist që viteve të fundit ka përmirësim në trajtim të lëndëve të krimeve seksuale.
Ai në emisionin “Kallxo Përnime” potencoi se raporti që u publikua para disa ditëve për mbi 190 lëndë të parashkruara të kësaj natyre, nuk janë raste të viteve të fundit.
“Statistika e nxjerrë është e viteve 2016-2019 dhe unë jam optimist se këto tre vitet e fundit ka ndryshuar diçka. Shpresoj që statistikat e ardhshme do jenë shumë më shpresëdhënëse. Krimet seksuale duhet të denoncohen, pastaj policia e prokuroria duhet t’i koordinojnë procedurën hetimore që të ketë bazë për gjykim”, ka thënë ai.
Për lëndët që janë parashkruar Maliqi shtoi se Këshilli Gjyqësor duhet të hetojë se përse ka ardhur situata deri këtu.
“Duhet të informojmë publikun se instituti i parashkrimit është një kohë e kaluar, ku shteti e ka të drejtën që ta ndjekë kryesin e veprës penale për një kohë të caktuar dhe ajo varësisht prej veprës penale. Nëse 180 raste janë vjetërsuar, kjo është një situatë mjaft shqetësuese që mundet me qenë material i mirë për Këshillin Gjyqësor që më pas t’i hulumtojnë rast për raste e të vihet në një konkludim se si është e mundur që krimet seksuale në vendin tonë të parashkruhen. Me këtë duhet të merret Këshilli Gjyqësor dhe aspekti disiplinor nëse gjenden shkelje në këto raste”, ka thënë Maliqi.
“Parashkrimi fillon të rrjedhë prej ditës kur kryhet vepra penale, kjo në fakt duhet të shihet se si kanë vepruar edhe akterët tjerë policia, prokuroria, me qëllim që të verifikohet çdo stad i procedurës penale”, shtoi tutje Maliqi.
Brenda një periudhe 5-vjeçare në Kosovë janë ngritur mbi 500 aktakuza nga prokuroria për vepra penale të dhunimeve dhe abuzimeve seksuale.
Mesatarja e mbi 100 aktakuzave në vit duket se është si rezultat i “përkëdheljes” me dënime të buta ndaj kryerësve të krimeve seksuale nga gjykatat e vendit. Kjo praktikë tregon se numri i atyre që shkojnë në burg për veprime të tilla është më i ulët se sa i atyre që shpëtojnë “pa ferrë në këmbë”.
Në të dhënat e analizuara, BIRN ka trajtuar të gjitha lëndët e veprave penale të krimeve kundër integritetit seksual ku hyjnë dhunimi, trafikimi seksual, sulmi seksual, degradimi i integritetit seksual, keqpërdorimi i fëmijëve në ponografi, prostitucioni dhe marrëdhëniet seksuale brenda familjes.
Për këto vepra, Ligji ka paraparë dënime të ashpra, mirëpo të tilla nuk po shqiptohen nga gjykatat e vendit pasi në shumicën e rasteve dënimet janë minimale.
Databaza e Millenium Foundation Kosovo, nga ku janë nxjerrë të dhënat për këtë publikim shfaq të dhëna të cilat dëshmojnë se qindra dosje janë vjetërsuar si rezultat i mostrajtimit me kohë nga gjyqësori.
Sipas këtyre të dhënave, nga viti 2016 e deri në vitin 2019 janë parashkruar plot 197 raste të krimeve seksuale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës