Zhvillime të reja prite të ketë edhe gjatë ditës së sotme (e shtunë) tek skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës.
Pas emërimit të Agim Canës në krye të klubit, tani është radha që lajmet e mira të vijnë për lojtarët.
“GazetaOlle.com”, mëson se Agim Cana do të takohet sot (e shtunë) me lojtarët dhe të gjithëve pritet t’iu jepet lajmi i mirë për shlyerjen e borxheve të mbetura nga stinori vjeshtor.
Po ashtu, do të bëhen të ditura edhe çështje të tjera, si fillimi i përgatitjeve, trajneri i ri e shumë gjëra tjera.
Gjasat maksimale për të marrë drejtimin e skuadrës i ka trajneri i mirënjohur nga Kosova, Bylbyl Sokoli.
Ndryshe, Sokoli në të kaluarën ka treguar edhe ekipin Përfaqësues dhe skuadra të mëdha si Prishtina, Besiana, Kek-u dhe Ferizaj.