LAJMI I FUNDIT:

Agim Bahtiri nuk lejohet ta pres shiritin e shkollës “Ismail Qemaili”, thotë se atë e pengoi djali i vëllait të Kadri Veselit

Agim Bahtiri nuk lejohet ta pres shiritin e shkollës “Ismail Qemaili”, thotë se atë e pengoi djali i vëllait të Kadri Veselit

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është penguar sot nga disa persona derisa ishte në inaugurimin e shkollës “Ismail Qemaili”, në lagjen Bair.

Pas kësaj, Bahtiri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se, grupi i cili e ka penguar atë ishte nën udhëheqjen e djalit të vëllait të Kadri Veselit.

Bahtiri ka thënë se Veselët nuk mund ta ndalin atë, dhe se PDK e ka përjetuar rëndë aderimin e tij në Vetëvendosjes.


“Veprimet banditeskte të këtij grupi të vogël të udhëhequr nga nipi i Kadri Veselit, u kundërshtuan fuqishëm nga prindërit e fëmijëve, të cilët në vend se ditën e parë ta prisnin me gëzim, u traumatizuan nga këta banditë”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Reagimi i plotë:

“Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, sot isha në hapjen e shkollës “Ismail Qemaili” në lagjen Bair e cila sapo është ndërtuar dhe ka kushte bashkëkohore të punës.

Mirëpo, një grup i militantëve të PDK-së që është udhëhequr nga Hylmi Veseli, djali i vëllaut të Kadri Veselit, kanë tentuar në mënyrë të dhunshme të më pengojnë në hapjen e shkollës, por që nuk i’a kanë arritur. Veselët nuk mund të më ndalin dot, ashtu siç nuk kanë mundur asnjëherë.

E di që PDK-ja e ka përjetuar rëndë aderimin tim dhe degës së AKR-së në Lëvizjen Vetëvendosje, por askush në botë nuk mund të ma diktoj punën time dhe askush nuk mund të më frikësoj.

Veprimet banditeskte të këtij grupi të vogël të udhëhequr nga nipi i Kadri Veselit, u kundërshtuan fuqishëm nga prindërit e fëmijëve, të cilët në vend se ditën e parë ta prisnin me gëzim, u traumatizuan nga këta banditë.

Unë do ta vazhdoj rrugën time, pavarësisht sfidave që më dalin. Uraganin e fitores së 6 tetorit dhe bërjen e Albin Kurtit kryeministër nuk mund ta ndalë askush, sepse qytetarët e kanë kuptuar se vetëm ai mund ta ndalë krimin dhe korrupsionin”.

Ndryshe, pamjet kur Agim Bahtirit nuk i lejohet të pres shiritin e shkollës, janë publikuar nga vetë qytetarët e Mitrovicës. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/hylmi.veseli/videos/vb.100001147297935/2455531397828413/?type=2&video_source=user_video_tab

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë

Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë

Lajme
Kalo në kategori