LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi reagon për rastin e tij që u kthye në rigjykim nga Gjykata Supreme

Agim Ademi reagon për rastin e tij që u kthye në rigjykim nga Gjykata Supreme
Foto: FFK.com

Agim Ademi është njoftuar se rasti i tij është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme në Prishtinë.

Kryetari i FFK-së ka thënë se Gjykata Themelor dhe ajo e Apelit kanë bërë shkelje të shumta në rastin e tij.

Ademi beson se ai është shpallur padrejtësisht fajtor dhe se rikthimi i rastit në rigjykim është fitore e drejtësisë.


Gjykata Supreme kthen në rigjykim rastin e Agim Ademit
Lexo po ashtu Gjykata Supreme kthen në rigjykim rastin e Agim Ademit

Më poshtë keni reagimi e tij të plotë dhe pa ndërhyrje:

Me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, sot u konfirmua pafajësia ime në lidhje me pretendimet e pabazuara të Prokurorisë së Republikës së Kosovës. Me këtë aktgjykim, u konfirmuan shkeljet e shumta në të cilat ishin përfshirë Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Gjykata e Apelit të Kosovës, të cilat padrejtësisht më shpallen fajtor në lidhje me veprën penale që pretendohej nga prokuroria.

Që nga fillimi i këtij procesi penal, kam qenë i bindur në pafajësinë time dhe besimin në drejtësi, të cilën e vërtetoi edhe Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, me kthimin e çështjes në rivendosje. Besimi im në organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës nuk ka munguar asnjëherë, ashtu që ky besim më është shtuar pas këtij vendimi të drejtë dhe të ligjshëm për të cilin u njoftova sot.

Dua të falënderoj për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Federatës së Futbollit të Kosovës, organeve të saj, bashkëpunëtorëve të mi, avokatin e Federatës së Futbollit të Kosovës, si dhe avokatët e mi, të cilët bashkërisht kanë kontribuar për marrjen e një vendimi të drejtë dhe të ligjshëm.

Ju falënderoj të gjithëve për interesimin, mesazhet dhe urimet e shumta!

Ecim tutje me krenari e përgjegjësi drejt sukseseve të reja! /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori