Modelja Afrona Dika dhe këngëtari shqiptar, Blero, pritet të martohen së shpejti.

Çifti tashmë kanë filluar përgatitjet për dasmë, teksa Afrona po ashtu gjendet në ishullin luksoz Mykonos, në Greqi, vend të cilin e zgjodhi për të kaluar festën e beqarisë.


Ajo ka mbledhur disa nga shoqet e saj më të afërta për t'i kaluar ditët më të veçanta në jetën e saj.

afronadika 62245719 1684322098364340 9096864362559699264 n e1560492218113 Afrona Dika në festën e beqarisë (Foto: Instagram/afronadika)

Modelja para pak ditëve bëri të ditur ka nisur edhe provat e para për vellon që do ta veshë dhe disa detaje të tjera të dasmës.

Blero në disa nga intervistat e tij ka thënë se kjo do jetë një dasmë e madhe dhe sigurisht se aty do ketë një numër të madh të ftuarish VIP.

Ndër të tjera, këngëtari është duke punuar në albumin e tij të ri "6 copë jetë", promovimin e të cilit do ta bëjë me 30 qershor. /Telegrafi/

afronadika 64713243 2271742612908496 299014065480218220 n e1560492283728 Afrona Dika në festën e beqarisë (Foto: Instagram/afronadika)

64389294 654665868382111 962514360150786048 n Afrona Dika në festën e beqarisë (Foto: Instagram/afronadika)