Afro 500 milionë banorë të Kinës janë “bllokuar” për shkak të coronavirusit, që është shpërndarë në tërë vendin.

Të paktën 48 qytete dhe katër provinca nëpër Kinë – përfshirë epiqendrën e epidemisë, në Wuhan dhe Hubei – po aplikojnë politikat e “bllokimit”, transmeton Telegrafi.


Masat mbrojtëse parashikojnë regjistrimin e banorëve para se ata të lejohen të dalin apo hyjnë në qytet, bllokimi i të gjitha rrugëve, hekurudhave dhe transportit publik.

Wuhan – që tashmë ka marrë epitetin e “qytetit fantazmë”, ishte vendi i parë që aplikoi masat mbrojtëse kur edhe shpërtheu virusi vdekjeprurës.

Kujtojmë që më shumë se 64 mijë raste me SARS-CoV-2 janë konfirmuar, ndërsa afro 1.400 raste te vdekjeve janë regjistruar në mbarë botën. /Telegrafi/

1 141

2 56

3 48

4 37

5 31

6 27

7 21

8 17

9 14