Afati i përzgjedhjes së furnizuesit është 1 gushti – vendimi i sotëm ju siguron nesër

Të gjitha bizneset që tejkalojnë kufirin prej 50 punëtorësh ose 10 milionë euro xhiro duhet të kenë furnizues të certifikuar nga 1 gushti.
MDA Energy ju ndihmon të bëni kalimin me qetësi, pa stres dheme kushte të favorshme.
Për bizneset qe janë ne tregun e liberalizuar, ekziston rreziku real qe do te paguajnë për energji elektrike më shumë sesa qe duhet ne mungese te informacionit të plotë mbi mundësitë që ofron tregu i liberalizuar.
Tregu i energjisë elektrike ne Kosove sot ofron mundësi për të negociuar kushte më të mira, për të ulur tarifat ose për të krahasuar oferta konkurruese. Mungesa e informative te plota mund te detyroj shumë kompani mbeten të lidhura me kontrata të cilat nuk reflektojnë më interesin e tyre aktual.
Ne vijim janë dhëne informatat kryesore qe duhet ti keni parasysh kur te vendosni për furnizuesin e juaj.
1. Mund të zgjidhni vetë furnizuesin e energjisë - Çdo biznes ka të drejtë ligjore të zgjedhë furnizuesin që ofron çmimin dhe kushtet më të mira.
2. Çmimi i energjisë mund të negociohet - Ne tregun e liberalizuar çmimi nuk është fiks. Furnizuesit konkurrojnë me njëri-tjetrin. Kjo do të thotë mundësi për kursime të ndjeshme, sidomos për ata që krahasojnë oferta.
3. Kalimi te një furnizues i ri është i lehtë dhe pa ndërprerje - Procesi është pa kosto shtesë, pa rrezik në furnizim dhe mund të bëhet brenda pak ditësh – me dokumentacion minimal.
4. Shumë biznese do te paguajnë më shumë nga sa duhet - Mungesa e informacionit mund te imponoj lidhjen e kontratave qe nuk përshtaten me interest e biznesit tuaj.
5.Furnizuesit janë të detyruar të jenë transparentë - Ligji i obligon të publikojnë tarifat, kushtet dhe të ofrojnë informacion të qartë për çdo shërbim.
6. Çdo biznes ka të drejtë të ankohet dhe të mbrohet - Në rast trajtimi të padrejtë, mund të bëhet ankesë te furnizuesi dhe më pas te ZRrE (Zyra e Rregullatorit për Energji).
7.Auditimi energjetik ndihmon për të kursyer më shumë - Ky shërbim identifikon mënyrat konkrete për të reduktuar shpenzimin e rrymes dhe për të rritur efiqiencën energjetike. MDA Energy e ofron këtë shërbim falas për klientët e rinj.
MDA Energy është zgjedhja e duhur për biznese në Kosovë që kërkojnë kontroll më të madh mbi kostot dhe furnizim të qëndrueshëm me energji. Me një çmim fiks deri në 30% më të lire se mesatarja e tregut dhe auditim energjetik falas për çdo klient të ri, MDA ndihmon kompanitë të identifikojnë mundësitë reale për kursim dhe të rrisin efikasitetin në mënyrë të matshme. Tranzicioni drejt MDA është i lehtë, pa ndërprerje në furnizim dhe pa asnjë kosto shtesë. Ky proces i thjeshtuar e bën procesin për zgjedhjen e furnizuesit me te lehte dhe me te leverdishem ne aspektin financiar dhe operativ.
Zgjedhja e furnizuesit të energjisë është mundësi për të optimizuar performancën operacionale dhe financiare.
Vizitoni www.mda.energy për të llogaritur përfitimet që mund të arrini.
Përfitimet e së ardhmes vijnë nga vendimet e duhura sot.













































