Gjëja e parë që ju bie në sy sapo të vizitoni New Orleans janë varrezat, kështu të paktën ka shkruar Bob Dylan në “kronikat” e tij.
Kantautori dhe fituesi i Çmimit Nobel, nuk ka menduar për terminalin e braktisur të aeroportit ndërkombëtar “Louis Armstrong”, por fjalët e tij pa ndonjë problem mund të përshtatën me këtë rrëfim.
Edhe pse nuk është i “vdekur”, terminali i vjetër aktualisht është mbërthyer nga një “purgator” i heshtur, transmeton Telegrafi.
Në nëntor të vitit 2019, vetëm disa muaj para se të shpërthente pandemia e COVID-19 dhe t’i shkaktonte botës shumë vdekje, New Orleans hapi terminalin e ri të aeroportit që kap vlerën e 1,3 miliard dollarëve.
Shikuar në aspektin arkitektonik, terminali ultramodern që u dizajnua nga Cesar Pelli, do t’i përshtatej më shumë Bahrejnit sesa New Orleansit. Gjatë 20 muajve punë, terminalin e lavdëronin pasagjerët e ekspertët, e USA Today e ka quajtur “një nga tre aeroportet më të mira amerikane gjatë vitit 2020”, pavarësisht kaosit që pandemia i shkaktoi avioindustrisë.
Ishte një lokacion i zhurmshëm përplot me turistë që lavdëroheshin për udhëtimet luksoze në Mardy Gra, përqafimet lamtumirëse dhe tubimet që bëheshin por edhe anulimet e fluturimeve, që i detyronte pasagjerët të vrapojnë nëpër terminal.
Momenti më i errët dhe njëherit më i miri i objektit ishte kur shërbeu si strehimore gjatë uraganit Katherine. Por tani ky objekt është braktisur.
Në ditën e fundit të punës gjatë 5 nëntorit të vitit 2019, afro 15 mijë njerëz kaluan përmes dyerve të terminalit jugor. E derisa po afrohej fluturimi i fundit, New Orleans i dha lamtumirën ndërtesës 61-vjeçare me një paradë tradicionale të xhazit. E siç e do tradita, kur dikush “vdesë” – të afërmit e vajtojnë.
Por në rastin e terminalit nuk vajtuan, por ishin pasagjerët që iu bashkuan ahengut të improvizuar derisa të tjerët shikonin të habitur. Pasagjerët u futën në aeroplanin e fundit për Tampa në Florida, diku pas orës 21:00, duke kënduar “When The Saints Go Marching In”.
Pak orë para kalimit në terminalin e ri, punonjësit bartën logot e aviokompanive, kompjuterët dhe pajisjet e ndryshme – duke u nisur drejt shtëpisë së re. Deri në mesnatë, terminali jugor u shndërrua në “qytet fantazmë”.
Kevin Dollyol drejtor i aviacionit që lindi në New Orleans, me nostalgji ka përshkruar për CNN sesi i duket kur nga aeroporti i ri kthehet pas në kohë në objektin e vjetër, ku akoma ekziston zyra e administratës së aeroportit.
“Isha vetëm 7-vjeçar kur për herë të parë udhëtova me aeroplan nga ai objekt. Me vite të tëra punova atje dhe kam shumë kujtime për atë hapësirë, dhe tani është për tu çuditur kur e sheh në atë gjendje”, shtoi ai.
Një vit e gjysmë që kur është mbyllur dhe që kur asnjë pasagjer nuk u fut në terminal e aeroplani u ngrit nga pista, terminali jugor është gjithçka vetëm jo një rrënojë e vjetër.
New Orleans, qytet që respekton të kaluarën, ka pastruar dhe përkohësisht ka ruajtur terminalin e vjetër. Dritat dhe pajisjet për kondicionimin e ajrit akoma punojnë, madje edhe tualetet.
Nuk është gjithçka e “vdekur”, por jo edhe e gjallë. Të gjithë ekranet e fluturimeve janë fikur. Pikat për lajmërim janë pa mbishkrime. Mjetet motorike për transportimin e bagazhe akoma janë atje. Atje ku dikur qëndronin pajisjet e TSA-së, personeli dhe radhët e gjata të pasagjerëve – kurse tani është i pastër dhe një hapësirë e zbrazët.
Pistat dhe portat kanë mbetur të paprekura. Baret dhe restorantet shërbyen birrat dhe sandviçët e fundit, dhe pas tyre nuk ka mbetur as edhe një faculetë e hedhur në tokë.
Skulptura e Louis Armstrong është akoma aty, por fytyra e tij është krejt e kundërta e situatës aktuale – pra vetmisë që mbizotëron në këtë hapësirë. Përveç pluhurit që është shfaqur, gjithçka tjetër ka mbetur e paprekur. Madje përkohësisht dëgjoheshin edhe paralajmërimet për fluturime.
Pjesa e madhe e terminalit në fund do të përjetojë kolapsin, ku salla kryesore dhe korridoret e viteve të 50-ta do të “zhduken” gjatë 24 muajve të ardhshëm, e kjo nuk do të jetë një punë e lehtë.
“Ekipi ynë arkitektonik po tenton të gjej një mënyrë për ta shkatërruar ndërtesën”, tha Jamie McClusky, zëvendësdrejtor i aeroportit.
Terminali i vjetër akoma tregon një lloj pulsi, por të dobët. Pjesa më e madhe e ndërtesës akoma qëndron mirë dhe ka zyrat administrative të aeroportit, qendrën për intervenime emergjente kirurgjike, zyrat e policisë dhe punëtoritë. Ky puls do të ndihet edhe për pak kohë. Kalimi i plotë në ndërtesën e re është shtyrë për shkak të pandemisë.
Por ky terminal ka gjetur një “jetë tjetër të përkohshme” si lokacion për një produksion televiziv që gjeneronte të hyra nga ky objekt. Aty janë filmuar episodet e “Crime Scene” dhe “The Amazing Game”.
Drejtori i aeroportit me një dozë humori tha se “ka tentuar ta bindë producentin që të lë gjurmët në zyrën e tij, por në fund nuk e bënë një gjë të tillë”.
Në maj të vitit të kaluar u shndërrua përkohësisht në “skate park”, kur ekipe të ndryshme nga shtetet jugore amerikane mblidheshin. Në fakt, një pjesë e terminalit do të ruhet siç është kupola e vitit 1959.
“Në New Orleans vlerësojmë ndërtesat historike, e këtu gjithqysh ka histori. Kështu që të gjithë jemi pro që një pjesë e saj të ruhet siç është parashikuar me plane”, shtoi McClusky.
Concur D i ri u hap në vitin 1996, do të jetë i dedikuar për aeroplanët privatë. Parkingu dhe objekti për dhënien me qira të vetura, gjithashtu do të ruhen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje