LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani i kompanisë arabe i mbuluar prej diamanteve mahniti përdoruesit e internetit, por jo gjithçka është si duket (Foto)

Aeroplani i kompanisë arabe i mbuluar prej diamanteve mahniti përdoruesit e internetit, por jo gjithçka është si duket (Foto)

Kur u shpërnda fotografia e aeroplanit të kompanisë arabe Emirates, që dukej se ishte mbuluar prej diamanteve, nuk është e habitshme që përdoruesit e internetit mbetën të mahnitur.

Imazhi e shfaqte një Boeing 777 në një aeroport të Dubait, me atë që duket sikur ka marrë një ndryshim të çmueshëm për festat e fundvitit, transmeton Telegrafi.

Por, duket se jo gjithçka është si duket – e tëra është rezultat i një editimi shumë të zgjuar me Photoshop.


Punimi i Shakeel me aeroplanin që duket se është mbuluar me diamante

Ka qenë Sara Shakeel e cila e përpunoi imazhin, pasi ta ketë shkrepur derisa po udhëtonte për në Milano të Italisë.

Ish-dentistja e njohur për editime të tilla, e ka postuar imazhin në llogarinë e saj në Instagram dhe nuk kaloi gjatë, që të bëhet virale.

“A është e vërtetë apo jam në ëndërr, dua të fluturoj me këtë aeroplan për në pushime”, ka qenë një prej pyetjeve të shumta.

Meqenëse shumë njerëz nuk besonin se është e edituar, Shakeel ka konfirmuar se gjithçka u ndryshua prej saj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Fun
Macja kthehet në shtëpi pas shtatë viteve nga 'ikja' nga shtëpia

Macja kthehet në shtëpi pas shtatë viteve nga 'ikja' nga shtëpia

Interesante
Amerikanja fiton çmimin e lotarisë prej 1 milion dollarësh falë mungesës së biletave në dyqan

Amerikanja fiton çmimin e lotarisë prej 1 milion dollarësh falë mungesës së biletave në dyqan

Interesante
Këtij daullexhiu në Turqi

Këtij daullexhiu në Turqi "nuk ia deshi me bakshishe as gjatë Ramazanit" - i rebeluar, ai përplasi daullën për tokë

Virale
Preku shtëpinë e kafshës, oktapodi i hakmerret zhytësit në Rusi – e shtrëngon me tenktakula në fyt nga të cilat mezi çlirohet

Preku shtëpinë e kafshës, oktapodi i hakmerret zhytësit në Rusi – e shtrëngon me tenktakula në fyt nga të cilat mezi çlirohet

Interesante
Kërkim faljet më të çuditshme

Kërkim faljet më të çuditshme

Fun
Kalo në kategori