LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët luftarakë amerikanë që fluturonin me 560 km/h, për një “fije floku” nuk janë përplasur me parashutistët britanikë

Aeroplanët luftarakë amerikanë që fluturonin me 560 km/h, për një “fije floku” nuk janë përplasur me parashutistët britanikë

Aeroplanët luftarakë amerikanë që po fluturonin me 560 kilometra në orë, për një “fije floku” nuk i kanë goditur dy parashutistë britanikë, thuhet në raportin e komisionit ushtarak.

Parashutistët ishin hedhur nga aeroplani dhe po binin në tokë me shpejtësi prej 190 kilometra në orë, dhe as që kishin menduar se nën këmbët e tyre po kalonin dy aeroplanë luftarakë F-35, transmeton Telegrafi.


Njëri nga parashutistët i ka filmuar me kamerë aeroplanët të cilën e kishte vendosur në helmetë, kurse videoja është përdorur për hetime.

Opinioni në Britani është shqetësuar për shkak të këtij incidenti që ka mundur të përfundojë me fatalitet, në veçanti se në këtë kohë shumë klube të parashutistëve praktikojnë hedhjen me parashutë.

Në raport thuhet se kontrolli ajror është dashur t’i informojë pilotët se parashutistët janë në ajër, kurse nga baza ajrore amerikane kanë bërë të ditur se pilotët vazhdimisht informohen për rreziqet që mund t’i hasin gjatë udhëtimit.

Megjithatë në raport nuk precizohet sesa metra kanë munguar që të vjen deri të përplasja mbi aeroportin Cheters. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori