Ish-Miss Shqipëria, Adrola Dushi, vazhdon ta mbajë epitetin e një prej femrave më të bukura shqiptare, e këtë e vë në pah në secilën paraqitje publike që bën.

Bukuroshja shqiptare ka mahnitur edhe një herë ndjekësit në Instagram kur postoi fotosesionin e ri, në të cilin dukej tejet tërheqëse.


Në një fustan të gjatë, me preje të theksuar te këmbët, Adrola ‘nxiti’ imagjinatën, ndërsa theksoi linjat e saj të përkryera të trupit.

adroladushi 241452186 880237042919111 5932304164515093611 n Foto: Adrola Dushi/Instagram

Ky fotosesion vjen në kuadër të disa të tillëve që ka realizuar modelja kohëve të fundit, e cila është imazh i shumë brendeve të veshjeve dhe produkteve të bukurisë.

Adrola, ndryshe krahas një karriere të suksesshme është edhe një nënë e përkushtuar e një djali nga martesa e mëparshme.

adroladushi 241434147 538019647474787 8213233792510413984 n Foto: Adrola Dushi/Instagram

Sa i përket jetës private, modelja është mjaft e rezervuar dhe mundohet ta mbaj larg syrit të medieve, duke mos zbuluar nëse po e jeton një lidhje dashurie apo vazhdon të jetë beqare. /Telegrafi/