Site icon Telegrafi

Adrola Dushi pëson një incident: Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi është përballur me një situatë aspak të këndshme.

Bukuroshja në një postim në Instagram ka treguar se gjatë ditës së sotme teksa po voziste makina e saj ka pësuar një defekt që mund të kishte pasoja të mëdha.

Adrola tha se mbeti e tmerruar kur pa se makina e saj nuk po merrte komanda, por fatmirësisht nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Ish-Missi u shpreh se ndihet falënderuese dhe se ky moment e ka bërë të reflektoi për gjërat e bukura që ka në jetë.

Më poshtë postimi i plotë i Adrolës:

Sot kam kaluar një nga ditët e mia më pak të mira. Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu. Falë Zotit nuk ndodhi asgjë e rendë dhe askush nuk u lëndua, por kur kuptova që makina ime s’po merrte asnjë komandë më nga unë se di, të them u tmerrova është pak. Po falë Zotit jam mirë. Sa bukur është kur ndalesh dhe mendon vetëm për gjërat e bukura që kemi në jetë. Edhe pse ne këtë e kuptojmë vetëm në momente të dhunshme. Jam kaq shumë falënderuese ndaj të madhit Zot! Ai s’më ka lënë kurrë vetëm”, ka shkruar Adrola në postim.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

/Telegrafi/

Exit mobile version