Gazetari i njohur Adriatik Kelmendi është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ai ndan me ndjekësit e tij të shumtë, statuse të ndryshme lidhur me ngjarjet kryesore politike në vend, gjersa nuk heziton që herë pas here të publikojë imazhe edhe nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, gazetari i ‘Rubikon’ ka publikuar në InstaStory disa fotografi, ku ka treguar se bashkë me familjen kanë vendosur të vizitojnë së fundmi kryeqytetin e Francës, Parisin.
Në një nga fotografitë, ai shfaqet i lumtur pranë bashkëshortes, teksa në prapavijë vërehet Kulla Eiffel e Parisit.
Përndryshe, gazetari Kelmendi është i martuar prej 14 vitesh me bashkëshorten e tij, Zana Çavdërbasha, dhe kanë së bashku dy fëmijë. /Telegrafi/