Adriana Matoshi është një ndër aktoret më të preferuara të publikut shqiptar.

Aktorja ka bërë për vete shumë fansa në saje të rolit të "Sasës" në serialin "O Sa Mirë".


Por, pos këtij serialit ajo është shfaqur edhe në disa projekte të ndryshme filmike që i kanë sjell edhe shpërblime të tjera.

adrianamatoshi 28752229 430679920695909 3212484981624406016 n

Një prej tyre është edhe çmimi i aktores më të mirë në festivalin e filmit “South East European Film Festival”, i cili është mbajtur në Berlin të Gjermanisë.

Matoshi është shpërblyer me këtë çmim nga Juria Ndërkombëtare e të Rinjve, për rolin e saj në filmin “Unwanted” me regji të Edon Rizvanollit.

Aktorja së fundi ka luajtur edhe në filmin “Martesa” të regjisores së mirënjohur shqiptare, Blerta Zeqirit.

Ndryshe, Matoshin do ta shohim edhe në disa projekte të tjera filmike si dhe teatrale. /Telegrafi/

adrianamatoshi 30085587 204423900335305 3751186928377004032 n