Adri në Big Brother VIP: Femra, çfarë qenie palidhje

Çifti i vetëm në Big Brother VIP Kosova 2, Adri dhe Ilirjana, kanë filluar të jenë më aktiv në raport me banorët e tjerë.
Ata vazhdimisht flasin me konkurrentët për tema të ndryshme e gjëra që ndodhin në shtëpi.
Së fundmi ka qenë Santiana Maloku ajo e cila i përgëzoi pasi i ka parë që nuk janë zënë asnjëherë me njëri-tjetrin.

Ajo tregoi se vazhdimisht zihet me të dashurin e saj e shpesh edhe për gjëra pa kuptim.
Adri nga ana tjetër reagoi duke i thënë se femrat janë qenie palidhje, meqë tentojnë të shpikin gjëra e vetëm të zihen.

“Femra, çfarë qenie palidhje”, u shpreh ai.
Të njëjtit më pas vazhduan të diskutonin për raportin e tyre dhe deklaruan se jashtë zihen, por jo shpesh. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/11/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































