Adnan Rrustemi ka njoftuar se ka marrë besimin e partisë për të kandiduar për kryetar të Lipjanit.
Rrustemi thotë se para disa muajsh ka marrë besimin e qytetarëve për tu zgjedhur deputet, dhe se tani ai po kërkon sërish besimin e qytetarëve për të marrë udhëheqjen e komunës së Lipjanit, transmeton Telegrafi.
“Të dashur qytetarë, 17 tetori i këtij viti, nuk duhet të shihet si garë ndërmjet partive politike. Këto zgjedhje nuk janë aspak të zakonshme, sepse referendumi i 14 shkurtit ndërroi kahjen për të mirë”, ka shkruar ai.
Për më shumë, postimi i plotë i Adnan Rrustemit:
PËR LIPJANIN MË SHPEJT DREJT ZHVILLIMIT DHE QYTETARIN NË QENDËR TË VËMENDJES.
Të dashur qytetarë të komunës së Lipjanit
14 shkurti i këtij viti, shënoi kapërcimin madhështor nga një mendësi keqqeverisjeje, në një etapë çlirimi e vlerash, trajtimi dinjitoz të shtetit dhe nevojave të qytetarëve. Është kjo etapë, e cila vendosë para së gjithash interesin e qytetarit.
14 shkurti bëri historinë, të shkruar nga qytetarët e lodhur nga poshtërimi social e ekonomik, të katandisur nga qeveritë e kaluara.
Të dashur qytetarë, është e domosdoshme që të njëjtat vlera dhe të njëjtin përkushtim të sjellim edhe në komunë.
Është e nevojshme që dora e qeverisjes së drejtë, që garanton drejtësi e barazi për të gjithë e për secilin veç e veç, zhvillim e mirëqenie sociale të shtrihet edhe në komunën tonë.
Komuna e Lipjanit, ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim ekonomik lokal, aftësim profesional cilësor për të rinjtë e një organizim urban që mundëson mobilitet të lartë e jetë të qetë. Ndërkohë që përballemi me shërbime shëndetësore të mangëta, uji i pijshëm mungon në shumë pjesë të qytetit e në shumë fshatra, bujqësia e pambështetur e të rinjtë ndjehen pa perspektivë në qytetin e tyre.
Nevoja për punësim e bazuar në meritokraci të plotë e vetëm në përgatitje profesionale, do të jetë përkushtimi ynë i palëkundur kudo, si në arsim, shëndetësi e në të gjitha institucionet lokale. Punësim, pa dallim, e mbështetje të pakusht për të rinjtë të cilët kanë humbur shpresat për perspektivë, janë rruga që do të ndjekim. Ashtu siç nuk do të punësohet askush sipas bindjes politike, edhe nuk do të diskriminohet asnjë për shkak të bindjeve politike. Bindjet politike janë personale, kurse kualifikimet profesionale janë arsye për punësim.
Të dashur qytetarë të komunë së Lipjanit, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Lipjan, më kanë dhënë besimin e tyre për t’u kandiduar për kryetar të komunës së Lipjanit në zgjedhjet e 17 tetorit, për të cilin i falënderoj dhe e konsideroj përgjegjësi.
Pesë muaj më parë, unë ju drejtova juve, bashkëvendasve të mi, duke ju kërkuar besimin tuaj për t’u bërë deputet në Kuvendin e Republikës dhe atë besim e mora. Përgjatë krejt kësaj periudhe jam munduar t’ju përfaqësoj denjësisht, ashtu siç e meritoni.
Ndërsa, sot, qytetarë të dashur, më lejoni që edhe njëherë më shumë ta kërkoj besimin tuaj, kësaj here për kryetar të komunës sonë. Këtë besim e përjetoj vetëm si përgjegjësi e detyrë. Me mbështetjen e Qeverisë Kurti, bashkërisht edhe me ju do ta ngrisim komunën tonë në një tjetër nivel, duke ju garantuar se pas 17 tetorit, Komunën do ta qeverisim bashkërisht. Një qeverisje, e cila prioritetin elementar do ta ketë mirëqenien e të gjithë qytetarëve, e bazuar në parimin e ndershmërisë së plotë, transparencës radikale e llogaridhënies e seriozitetit.
Të dashur qytetarë, 17 tetori i këtij viti, nuk duhet të shihet si garë ndërmjet partive politike. Këto zgjedhje nuk janë aspak të zakonshme, sepse referendumi i 14 shkurtit ndërroi kahjen për të mirë.
Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për nevojat dhe kërkesat e juaja. Kjo më bën të ndërgjegjshëm edhe për sfidat. Por, pa dyshim që me 17 tetor e kemi një mundësi të madhe që komunës bashkërisht t’i japim një shtytje të madhe për zhvillim më të shpejtë, e shtresave në gjendje të rëndë t’u qëndrojmë në krah për t’u ngritur.
Prandaj, këto zgjedhje nuk janë thjesht çështje e garës elektorale, por si përballje vlerash e idesh, strategjish e projektesh në përmirësimin e jetës së të gjithë neve që jetojmë në komunën e Lipjanit.
Andaj, le të bashkohemi, pavarësisht bindjeve politike të shkuara, por për komunën tonë e për secilin nga ne, duke ia zbuluar kapacitetet e mundësitë për zhvillim ekonomik e social të cilat ajo i ka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit