LAJMI I FUNDIT:

Adnan Neziri: ASH-ja nuk del nga Qeveria

Adnan Neziri: ASH-ja nuk del nga Qeveria

Koordinatori i grupit parlamentar të ASH-së, Adnan Neziri, në intervistë për Alsat, tha se Aleanca për Shqiptarët nuk do ta braktisë qeverinë. Ai sqaroi se mes partnerëve të koalicionit qeveritar nuk ka probleme që mund ta çonin partinë që përfaqëson ai që ta braktis qeverinë.

“Jo, as s’është biseduar as nuk ka natyrë të tillë të problemeve dhe mendoj se as deklarata nuk mbante se ka raporte jo të mira dhe se duhet të dilet nga qeveria por tregoi për fenomenin e veprimeve në politikë, besoj se më shumë sqaronte për fenomenet se ç’mund të ndodh në politikë e jo në realitet që ekziston”, tha Neziri.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, i pyetur nëse Aleanca për Shqiptarët ka gjasa që ta braktis Qeverinë para zgjedhjeve parlamentare, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme, kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se në politikë çdo gjë është e mundshme.


“As që e kemi diskutuar tash për tash, por shihni, rrethanat janë shumë interesante, zhvillimet janë të përditshme, mund të them se çdo ditë ka plot zhvillime, kështu që nuk mund të them diçka definitive tash për tash, por në politik, çdoherë, çdo gjë është e mundshme”, theksoi Taravari./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

Shëndetësi
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori