Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arritur deri tash të inkasojë të hyra tatimore mbi gjysmë miliard euro. Derisa sfidë mbetet inkasimi i tatimeve në katër komunat veriore.
Kështu ka thënë drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj i cili ka komentuar edhe shifrat e punësimit në vend, për sektorin publik dhe privat, që aktualisht ka arrit në 362 mijë e 622 punëtorë ose 18 mijë më shumë se në vitin 2020.
Sa i përket të hyrave nga tatimet, Murtezaj tregon se në periudhën janar-tetor, ATK ka inkasuar 506 milionë euro.
“Sa i përket të hyrave tatimore, deri sot kur po flasim rezulton që kemi arritur tejkalojmë shifrën e gjysmë miliardi euro ose 506 milionë euro, shumë kjo e cila nëse bëjmë krahasim me vitin 2019 që ka qenë në vitin më stabil, ne tani kemi tejkaluar totalin e të hyrës së realizuar në vitin 2019 që kanë qenë 504.2 milionë euro. Jemi në rrugë të mirë në realizim të objektivave dhe tejkalimit të parashikimit të të hyrave. Synimet tona janë që krahas inkasimit të të hyrave të krijojmë edhe një barazi, që të kemi treg lojal”, thekson Murtezaj.
Derisa për luftimin e informalitetit në veri të Kosovës, ai ka thënë se përkundër sfidave të shumta, ATK në vazhdimësi zhvillon aktivitete në atë pjesë.
“Në pjesën veriore është një sfidë më e theksuar në realizimi të misionit të ATK-së, por ne së bashku me stafin të cilët janë të komunitetit serbë që veprojnë në atë pjesë bëjnë përpjekje të vazhdueshme që të luftojnë informalitetin edhe në pjesën veriore. Të dhënat tona tregojnë se kemi tatimpagues të cilët respektojnë ligjet tatimore të Kosovës dhe vazhdojnë të deklarojnë dhe paguajnë tatime në vazhdimësi. Mirëpo, sigurisht që ka edhe të dhëna të tjera të cilat dëshmojnë se ka informalitete dhe në pjesën veriore”, theksoi ai.
Ditë më parë Policia e Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës kishin ndërmarrë një aksion për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri. Me ç’rast kanë konfiskuar mallra të kontrabanduara.
Për shtimin e punësimit, Murtezaj ka thënë se për këtë deklarim të numrit të të punësuarve në ATK, kanë ndikuar disa faktorë që duhet analizuar.
Krahas iniciativës qeveritare për nxitje të formalizimit të punësimit, ai thekson se në kuadër të tri masave që burojnë nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike ndaj COVID-19, kanë përfituar 9 mijë e 968 të punësuar.
“Edhe ne si institucion kemi zhvilluar aktivitete në vazhdimësi në terren për të identifikuar të punësuarit të cilët kanë qenë duke punuar dhe të pa formalizuar, pa kontrata. Si rezultat i kësaj gjatë periudhës janar-shtator kemi identifikuar diku 2 mijë e 746 të punësuar të cilët veç kanë qenë duke punuar, por kanë qenë pa kontrata pune. Të gjitha këto bëjnë që në një farë mënyre kemi rritje të të punësuarve në kuadër të luftimit të informalitetit në këtë rast, por në të njëjtën kohë nëse i referohemi edhe të dhënave tjera që i kemi dhe bëjmë krahasime për shembull me periudhën shtator-2021, numri i të punësuarve të deklaruar në ATK është 362 mijë e 622 punëtor. Dhe nëse e krahasojmë me janarin e po të njëjtit vit, që është 344 mijë 452 punëtorë, rezulton që kemi diku mbi 18 mijë punëtorë më tepër të deklaruar në kuadër të të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës… Ky numër prej 18 mijë sigurisht se nevojiten informata nga terreni duhet të nxjerrë atë që po kërkoni ju, se sa në kuadër të këtyre 18 mijë janë punëtorë që vërtet kanë hyrë në punë dhe sa janë ata që janë formalizuar”, ka përfunduar ai. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!